Diku:Donike Rrethej


Donike Rrethej

DIKU.

Nji mendim i lanun përgjysmë , n’odat e mbylluna,
nji prekje e largët ,e dishirueme ,e brishtë,
fjalë t’papërkthyeme,
t’pakuptueshme ,
t’pathana.
N’kët nadje kaq t’ftohtë ,
t’akullt ,pak t’trishtë.

Nji puthje e skalitun n’rranjët e zemrës,
e pa ‘za ,e njomë ,e lagësht ,e pa’dhanë,
andrra q’i shëtisin n’skajet e shpirtit,
n’netët e g’jata me yje e hanë.

Nji prekje e lehtë, angjëllore ,e dashtun ,
q’i andrrat e bukura çil e mi rinon,
ku syni i turpshëm ndal vrapin e vjedh,
do skaje t’parrizit q’i trupi don.

Nji za …..
ah, ai za angjëllor …
….i dishiruem.

Mendimet mi pshtjellon ,i tret kuturu,
kjo nadje e brishtë e mbushun trishtim,
ku andrrat e zemrës i m’sheh thellë ( Diku ).

About Post Author