Dikur nē cep tē një rruge
Një filiz fiku hedhur kish shtat.
Pranëvera më tepër e gjelbëroi,
Atë pranëverë si për çudi,
Më shumë ndrinte dielli.
Në sy
Më shkreptinin ca shkëndi.
Gjaku, rrithte shpejt
Trokiste në gji.
Nën gjethe, fshehur, një frut.
Po e rriste fiku
Si me turp.
E ndjeva, a e pashë
Si dhashë rëndësi.
Ish korrik, a gusht
Kokrra sa një grusht.
Priti fiku kokrrën ta këpus.
U anua, u përkul.
Herë më dukej aguridhe mufkë.
Thoja me vete: “Të piqet, lije.”
Një zog që aromën ia ndjeu,
E çukiti fort, degën ia theu.
M’u dhimbs i duruari fik.
Pranverën tjetër s’e priti
Jeta iu sos, jeta iu fik.
Mufkë, aguridhe- e papjekur.
