Dikur ma mërziten shpirtin , gadi m’vranë,
para kambve t’tyne deshtën t’më shkelnin mizorisht.
Unë ?! Për shumë kohë mbeta ashtu trup pa hije prej befasisë ,deri sa !?
( u ngrita me marrë temen fitore ligjërisht.).
Mendova , ah, sa shumë kur lëngoja keq,
u betova t’baj keq,t’fyej,t’poshtënoj ,n’mënyrat e mija.
Po pashë temin shpirt ,tuj u ripërtërie…përditë.
eh, n’vend të urrejtjes fitoj prep dashnija.
Dje ?! Ju patët kohën tuej ,
e n’at kohë ju gadi m’vratë ,primend pata frigë.
Sot ?!Unë kam kohën teme e e mbroj me thikë e zemër,
( ju prej kah s’vini ma keni ikë ).
