Dikur-Eli Nebi -Plaku


Dikur me veten

e rreptë u tregova…

Mos shpreso, mos ëndërro

por hesht….!!!

Në oqeanin e thellë

ku rryma çojë varkën

S’është aspak e lehtë

të dalim në breg….!!!

………

Tek ju u luta…

Atëherë tek ju u luta

o diell, o hënë…

Në dhomën e errët

të hidhni pak dritë..

Por perdja e zezë

ishte kaq e rëndë

Sa ndriçimi juaj

nuk gjeti kalim….!!!