“Dikur”-Eqerem Canaj


Poezi

Dikur, ne femijet e prape te cinglave,

derrakthit te lendines, lojerash popullore,

radhitur pastaj ne ca banka te vjetra,

mbi kokeqethurit, flutura krahshkruar

dhe zogj qe qanin mbi fletet e gjethit,

per folete e prishura nga camaroket,

tek kerkonim veze a te vegjelit zogj:

koha vraponte, ne dot s’e kuptonim,

pertypnim xhangalle, pertypnim kohen.

Dikur, koha na mblodhi githe si zogjte,

ne nje shkolle arti, diku ne kryeqytet,

iken cinglat e lendinave, plot me shoke,

vrapuam neper shkronja, faqe librash,

larg xhangalleve, larg gorricave pikela,

koha shtyri kohen, na diktoi ne synimin,

me nuk goditej koha me shkop cinglash:

brenda trurit tone bene rrenje objektivat,

brenda mendjes celen trendafilat…

Dikur, erdhi burrerimi, detyrash pa kufi,

muskujt tela, mbi te cilet cijatin zogjte,

tashme burimi pikon djerse – energji,

njeriu s’punon per veten, nenen sigurisht,

nxijne kujtimet mbi te bardhat letra,

ku s’eshte me ai qe dikur arrakat ishte,

pran detit blu ka mbire si lulegjeshtre:

nje urtak nderjete, ky mentar i dijes,

per jastek i duhet guri i zi i lendines.

nentor, 2023.