Dikur kam ëndërruar-Murtez Asllani


Dikur kam ëndërruar

të bëhem poet

të shkruaj për atdheun

ashtu si dua vetë.

Të shkruaj për lisat

dhe për lumin e gjatë,

që ecën parreshtur

s’pushon ditë as nat.

Të shkruaj për detin

që ka peshqi shumë,

të pushoj buzë detit

vala t’më vëj n’gjumë.

Liqenet e kaltra

shumë i kam lakmi,

të freskohem verës

t’kënaqem si fëmij.

Me poezinë jetoj

e kam shoqe të pandarë

kahdo që të shkoj

i ngris lapidar..

Me lapsin e mprehtë

vargjet i latoj,

shkruaj krijime t’ndryshme

lexuesit i çmoj