Dikur tre koka e vërtisnin si lëmsh tokën…Ardian Muça


Dikur tre koka e vërtisnin si lëmsh tokën…

Sot janë shumë e lëmshit s’po i’a gjejnë fillin!..

Fakirët udhëhumbur,dhurat i’a çuan djallit kokën.

Se rri me ata,që nëmën lulet dhe na zunë diellin.

@muça.

Pēr anën tjetër të botës,jemi “ikanakë e azilantë”

(Del “filantropia”,e na pret krahë-hapur,si bedelë).

Këtu Habitati i flaku bizhuteritë,s’ka një diamant.

“Qyqja e kukuvajka,vezët këtu,kanë pêr t’i çelë”!..

@muça.

Ikën shpirt-përmbytur nga dertet,dhimbja e loti.

Djegur, buzplasur e zhuritur,pêr një puthje malli…

Humbëm indetitet e dinjitet,t’vetmet dhuratë zoti.

Në gijotinë,varrmihësi po na varros,pêr së gjalli..!

@muça.

Vraga currilash djerse e gjaku,la pas,rrota e fatit.

Bletët braktisën hojet,se këtu nuk vjen pranvera!

Me duart nën kokë,fjetëm n’ë shtromat e lugatit.

“Krodha e filantropisë”na i mbolli ferrat te dera!..

Krodha e filantropisë..!

Copyright Ardian Muça..!

About Post Author