Dil se më plase-Petro Sota


DIL SE MË PLASE

————————–

Tek dritarja jote, nuk të pashë mbrëmë,

Dil moj sy gështenjë, dil moj vetull hënë,

Brënda po rri mbyllur, si Penelopa vetë,

Odisenë priste ajo, po ti cilin po pretë.?

Një javë s’të kam parë, shtatë ditë sot,

Por mua më duket, më shumë se një mot,

Ta dëgjoj pak zërin, e pak me ty të flas,

Dil moj të shkretën, shpirtin mos ma plas.!

Për inat të botës, që kot vetëm flasin,

Dil të na shohin, se ndoshta pëllcasin,!

Atë buzë që digjet, unë dua ta puth pak,

Se s’durohet dot, vetëm gjithë kjo natë.

Vetëm gjithë kjo natë, s’durohet vërtetë,

Kur të shoh këmishën, nga supi rrëshket,

Nga supi t’rrëshket, se ti dot s’po e mban,

Ndërsa sytë e mi, po shohin në tjetër anë.

Do të vijë unë vetë, që të ve në gjumë,

Në ëndërr do shfaqem, sonte do të tund,

Edhe pse të thashë, mos më lerë të presë,

Në gushën tënde dua,të rrëshqas si vesë.

Nëpër ëndërra doja, bashkë me ty të flija,

Aq sa rri një ëndërr, pak më shumë të rrija,

Pranë teje të shtrihesha, ndoshta ti nuk fle,

Ta shikoj pak syrin, se shpirtin ti ma plase.

Në se s’del sonte, gjithë natën do t’prisja,

Vetëm për merakun, pastaj le të vdisja,

Fjalët që thonë bota, kurrë s’do ti dëgjoja,

Le t’flasin ç’të duan, se su mbyllet goja.

Kur hëna të dali, tek ty do të më gjej,

Poshte dritares tënde, do jem të rrëmbej,

Mos dil më këmishë, vish sipër fustanin,

Dil moj të shkretën, se ma dogje xhanin.

About Post Author