Dilema e njeriut të varfër-Ukshin Morina


Njeriu i ngratë me duar kallo,

Parat shtërngon në fund të ditës.

T’u rrit ndera Padron i thotë,

Trup e shpirt sa mund i shypur!

I menduar udhës shkon,

Çka do bëj me k’to kacidhje?

Një recet, – thotë me ilaçe,

Apo buk t’ju çoj fëmijëve!?

Dhe kështu në shtëpi sosi,

Duar z’brazur pa një gjë!

Ato pak që kishte pasur,

Te borxhlia shkon i lë!

Mirë se erdhe babë, – i thojnë,

Dritat sot ne na janë fikur!

Merr qiri bir, – ai përgjigjet,

Lutem uji të mos na pritet!

Dhe kështu njëriu i ngratë,

I këputur ashtu shtrihet.

Mbi një shtrat mbushur me kashtë,

Përgjithë natën përpëlitet!

K’të askush s’mund ta besoi,

S’jemi n’kohën e Migjenit!

Dhe poeti që e shkroi,

Është trutharë do thojnë mileti!

Jam mësuar me epitete,

Nga dallkaukë e servilëxhinjë!

Por ç’ti bëjmë k’tij gjynahqarit,

Që t’festoj dhe ai k’të VIT!?