DILEMË
Dikur qeshja me gjuhën e zemrës
me ëndrrat e mia pulëbardha
që më vinin aq të mëdha,
sa ecja duke i tërhequr zvarrë
nga mëngjesi në mbrëmje.
Mbështetur në ballkonin e mesnatës pa qiell,
në të njëjtën orë kur zgjohen gjarpërinjtë
prisja prej kohësh një tren të vonuar.
Dëgjoheshin jehona të mbytura
të sjella nga era që përgjumej pa u ndjerë.
Pesha e pritjes mu bë njësh me qiellin.
Nëpër errësirën qorre
klithi një zë absurd
i marr hua nga thellësi e piramidës Keopsit,
që me sa dukej,
nuk i kishte kaluar 150 ditët Biblike!
Krahët e mi u varën gjersa prekën tokën,
aty pashë ëndrrën time
në harresën e gurit të thërmuar.
Nuk e kuptova asnjëherë,
a ishe ti klithma,
apo nata në zemër të natës?!
Kafshë të vogla më mbinin nëpër trup,
aq të pashqitshme,
si një puthje e harruar midis dhëmbësh.
Nën hijen e qiellit
nisa të pi heshtjen e Zotit
që plagët mi shndrroi në urti.
@seti pezaku vladi
