Pemët kan fillue me u zhdeshë si nji Grue n’dhomën e gjumit,
pikat e shiut enden ,këtej -andej,t’humbna përmbi tokë,
qielli shikjon vrënshëm ,i zbehun edhe ai,
e dielli ?! Dielli , asht fshehun nuk shihet sod.
Nji fllad q’i kahdalë ,tërbohet bahet erë…
naltsija e maleve sod m’duket e rreptë,pret borën me ardhë,
oxhakët shfryjnë inadin e kësaj fund-stinët,
dimni po vjen si hajn ,kahdalë – kahdalë.
Pikat e shiut , sod m’freskojnë ftyrën pak t’skuqun,
si kujtimet e natës t’kalueme kaq t’gjalla e t’dishirueme,
( dimni tesh asht gadi n’tonin prag),
e qielli , me ngjyrat mahnitse ,dielli ,hana tesh ditë t’harrueme.
Autore:
( ripostim ).
