“ Dimri  i vetmisë sё madhe ”:Spasse Thanasi


“ D I M R I I VETMISЁ SЁ MADHE ”

……………………………. NGA SPASSE THANASI
Me kultin e vetmisё sё madhe
Dimri u bё parabol e arsyes
Mallёngjim thellёsisht entuziazt me njerёzit
Njё shprehje e izolimit tё ndjenjёs
Larg lavdisё e doktrinёs
Pёrzier me “ditё gjёmimtare”
Nё cdo udhё !…

Kadare pёrballej me dimrin e vёshtirё
Enver Hoxha pёrballej nё Moskё pa mёshirё
Tё dy nё njё rastёsi tё mundshme
Irronizim me pelerine tё pёrgjakshme
Me psherrёtima tё ankthshme nё shpirtё
Emocione “mitizimi” nё pёrcarjen e madhe
Bekim nё dilemёn e mundimshme shqiptare
“ Ku do tё eci tani historia ?…”

Njё roman qё bёri tё dridhet gjithё bota perёndimore
Fati i autorit u kthye nё ngjarje
Udhёheqja luante pjesёn e xhunglёs
Shkrimtari kishte hapur lirinё e fjalёs
Me kёngё “lamtumire” nё qiellin komunist
Me lajmin “ e bekuar” qё ngjalli dёshirat
Tё shuhet komunizmi me hijen e tij !…

Dimri dhe Ismail Kadare
Moska me dyzimin e Enver Hoxhёs
Gjithcka dukej e frikshme
Nё udhё zhgёnjimesh
Propaganda e partisё “gjёmonte” si top
Pёrmasat historike tё situatёs silleshin pa kuptim…
Endej dimri i vetmisё sё madhe
Nё duart – glob tё shkrimtarit
Qё thёrriste botёn nё dyluftimin e kohёs
Tё luftojё me atmosferёn e krisur
Tё demostroj afiteatrin e rrallё :
“Shkёlqimi dhe rёnia e komunizmit !…”.

Ismail Kadare me penё nё dorё
Pёr Shqipёrinё hidhte dashuri
Enver Hoxha me shpatёn e diktaturёs
Priste “egёrsimin” e Kremlinit me apostujt e vjetёr
Dimri, ndriste me dёborёn e kristaltё
Nga bardhёsia e tij, njёrёzve u jepte paqe !…
GROTESKU SHQIPTAR “Dimri i Madh”, sfondi më i fuqishëm kadarjan në letërsi.