Dinjitet-Donike Rrethej


DINJITET.

Qafën teme nuk e zbukurojnë varëse me diamand,

as n’gishtat e mij nuk kam unaza me rubin,

po tokat e zemrës teme nuk shiten n’ankand,

e burimet e shpirtit tem kan tjetër shkëlqim.

Unë s’deshta kurrë nji burrë q’i t’mbulonte n’ar ,

e s’vrapova kurrë mbas makinave me luks,

pretendimet e mija jan aq t’thjeshta ,po margaritarë,

( paqen e forcën e gjeta mbrenda mejet s’ma dhuroj kush )!

Për kët Gratë si Unë , din t’ecin edhe vetëm,

se presin veç prej vetes e prej askujt tjetër.

Autore:

Donike Rrethej .