Dinjiteti i myzeqarëve në një roman:Nga Përparim Hysi


Dinjiteti i myzeqarëve në një roman:

Dinjiteti i MYZEQARËVE në një roman
Romani”URTA e MUZAKËS” të  NAUN KULES
                       (ese)

Nga Përparim   Hysi
   Kur mbarova së lexuari romanin”URTA e MUZAKËS” të shkrimtarit NAUN KULE,u binda me faktin se jo çdo e keqe vjen për keq. Pikërisht,gjatë një të keqeje që sulmoi krejt globin,kur njerëzit mend humbën ekuilibrin dhe po i nënështroheshin një izolimi brutal(për shkak të covidit), por,pikërisht gjatë këtij izolimi, NAUN KULE shkruan një roman historik me shumë vlera, E ka shkruar me një ndjenjë të brendshme shpirtërore dhe aq e dukshme është kjo ndjesi e brendshme e autorit,sa ti, si lexues,bindesh dhe bie dakord me atë që ka thënë me kohë i madhi,NIKO KAZANZAQI   :”Libri,para se ta shkruaj, është në zemrën time”. Pa dyshim,kështu ka ndodhur dhe me NAUN KULEN.
OSHO RAJNESH(1931-1990) romanin historik e quan si një hendek midis trillimit e të vërtetës dhe,pse është kështu dhe pse,brenda këtyre parametrave,krijohet një raport shumë me interes për lexuesin.
Autori ka udhëtuar”drejt visesh” dhe,përmjet imagjinatës.vjen e na i selit mu para sysh. Para nesh.si lexues, kalojnë jo vetëm një galeri personazhesh,por edhe ngjarje që,siç ndodh dhe në jetë:herë na gëzojnë dhe herë na lëndojnë.
Claud Bernard thotë:”Romani historik i ngjan një  monumenti që bëhet më i dukshëm se të tjerët”. Dhe në futesh,mandej, në pyetje të tjera,pyetja më e saktë është:- A ia vlen të bëhet objekt studimi? Unë i përgjigjem:-Po.
Kjo “po” është imja,por,siç besoj e çdo lexuesi:-Ia vlen se ai përbën një shembull të lavdisë nacionale. Veç tjerash,është shkruar në mënyrë realiste dhe duket sikur autori”është ulur shesh” dhe komunikon me lexuesit.Kur flitet për raportin autor-lexues,nuk ke pse hamendëson shumë: ka një stil aq të thjeshtë dhe aq të qartë,sa mjafton të dish të lexosh dhe e sos qetë-qetë që gjithë romanin. “Qartësia në stil,- thotë KARL POPER,- është vlerë intelektule”.  Kjo qartësi ia rrit vlerat autorit se nuk është nga ta lloj krijuesish që si”moto” të tyre kanë shprehjen:-Unë kam borxh të shkruaj dhe në s’më ndiqni a nuk më kuptoni,është puna juaj”.Jo.NAUN KULES për punë stli i rri për shtat thënia  me vlerë e POETIT të madh Amerikan,WOOLLT WITMAN që thotë:”Arti i artit,lavdia e shprehjes dhe rrezëllimi i dritës së shkronjave,është thjeshtësia”.
                                               *     *    *
“Të shkruash,është bukur,- thotë CEZARE PAVEZE,- se bashon dy gëzime:flet me veten,por dhe me të tjerët.
Pse e vlerësoj këtë roman historik të NAUN KULES? Këtë e bëj për disa arsye:
Së pari, se,siç thotë ROBERT HEINLEIN,- Një brez që injoron historinë nuk ka as të kaluar dhe as të tashme.
Së dyti,ky roman më bind me një fakt shumë  domethënës:me NAUN KULEN ka ndodhur  ajo që ndodh me shkrimtarë me vlerë,se,siç thotë NOBELISTi PATRIC MODIAN:”Çdo shkrimtar është i lidhur me kohën kur ka jetuar,aq,sa ai,nuk mund t’u shpëtojë asaj kohe,aq sa dhe ajërin e vetëm që thith,është ai që quhet ajëri i kohës,të cilën ai e sjell në veprën e tij.”
DOSTOJEVSKI është edhe ca më i drejtpërdrejtë,kur thotë:”Por si mund të thuash se kam jetuar,kur nuk ke një histori për të treguar?” DHe NAUN KULE para DOSTOJEVSKIT e ka faqen të bardhë. SE jo vetëm një histori,por shumë histori. Nuk është kozmopolit,por me ADN të fortë ATDHETARE dhe,në tërësinë  e shkrimeve të tij,të duket Se LIBOFSHËN,ARDENICËN dhe gjithë MYZEQENË e ka me vete:frymon e shkruan po me MYZEQENË.
Krijimi është një sidurgji apo veprimtari mendore që nuk ndodhet në natyrë,por në mendjen e krijuesit.Të menduarit është  një lloj të folurit me veteven,-thotë PLATO.SHkrimtari,NAUN KULE.me penën e tij,në LETRAT SHQIP,si dhe në romanin “URTA E MUZAKËS” bën atë lidhjen e ralitetit:me ç’ndodh apo ç’duhet të ndodhë.NAUN KULE (unë i njoh pothuaj që të 18-librat që ka shkruar), më duket nga ajo “sindroma e KAFKËS”. KAFKA thotë:”Arti i të shkruarit ësht haraçi që i paguajmë djallit”.
                                             *    *   *
Kur bëj një sintezë të gjithë romanit”URTA E MUZAKËS”, më duket sikur është”vëllai siamez” i “Lumit të vdekur”. Në gjykimin tim,pa bërë fare blasfemi për vlerat e të pavdekshme të një mjeshtërie made in JAKOVA XOXA,por tek”URTA E MUZAKËS” gjen një”larushi” ngjarjesh,sa gazmore,aq tronditëse njëherësh. Nga koloriti myzeqar,nga vokopolari aq ngjitës i  MYZEQESË,kandari im rëndon nga NAUN KULE. Të ngjiten si me zamkë shprehje të folura vendçe dhe jovetëm kaq:  sa me mbresa janë vargjet e këngëve popullore.
Në shterimin e kësaj sinteze,në gjykimin tim,në këtë roman gjen të gjithë ato që ka thënë SOLOMONI:”ZOTI neverit,sytë mburravecë, gjuhën gënjeshtare;duarët e përgjakura;zemrën që kurdis të keqen dhe këmbët që turren drejt së keqes.Dëshmitarin e rremë dhe atë  që fut grindjen”. Lexojeni dhe do t’i gjeni tek këta pesonazhë të romanit.
Siç e shihni,kam theksuar se flitet për DINJITETIN MYZEQAR. E shkruaj me të madhe këtë togfjalësh se MYZEQARËT jo vetëm e meritojnë,por të urtë dhe të dururar si askush, janë aq dinjitozë,sa të marrin gjak në vetull.Në roman,të tillë nuk janë veç burrat,por dhe gratë. Të ruajtë ZOTI nga zemërimi i  njeriut të duruar. Të tillë janë NDINI,GJERGJi,KRISTO,Profi dhe…,por dhe gratë,si URTA,MARIA,SHAQJA dhe,për më tej… mos shuajmë kuriozitetin e lexuesit. 
NAUN KULES vetëm urime dhe pena t’i bëhet plug!