DISA KONSINDERATA RRETH KULTURËS QYTETARE


Arqile V Gjata-Teuta Sadiku

DETYRA QYTETARE ËSHTË TË KRIJOJË NJERIUN QYTETAR!!!…Abstrakt:Këto konsiderata që duam të pasqyrojmë i quajmë veprimtari bashkëkohore dhe probleme shoqërore. -Duke e vlerësuar si një dukuri të madhe shoqërore dhe kulturore, duhet të përqasim parakushtin e një mekanizmi si: -Konstrukti, (tërsia kulturore) është produkt i jetës individuale, intelektuale, i grupeve, shtresave dhe shoqërive njerëzore të krijuara në periudha, epoka e sisteme të caktuara. Ky Konstrukt Kulturor si ligjërim kërkon domosdoshmërisht: -Të pranojmë e të nxisim vullnetin moral për një kulturë qytetare!Sipas mendimit tonë, së pari duhet të artikulojmë idetë për të vijuar më tej:- Vullneti moral për një kulturë qytetare është aftësia për t’u ndeshur(paqësisht) me sjelljet,veprimet e jetës së përditshme si një qytetar… -Të krijosh sot Njeriun Qytetar me këto kushte social-ekonomike dhe politike në vëndin tonë është e vështirë, por jo e pamundur, për vetë faktin se kërkohet përfshirja masive në diskutime, debate e reflektime demokratike. -Për të krijuar Njeriun Qytetar, natyrisht duhet kohë, vullnet, arsimim dhe përkushtim i madh shoqëror, juridik, kulturor dhe edukativ. -Kultura Qytetare për të kryer funksionet e saj me plotshmëri i duhen jetë brezash, zhvillim ekonomik, kulturor dhe shkencor si dhe dialog të hapur ndërkulturor .Fjalët kyçe: Qytetari, kulturë, shtresat qytetare, produkt, morali,etika.sjelljet, njeriu. Në çdo stad të jetës në një shtet demokratik qëndron si përparësi: –Detyra e Kulturës Qytetare është të Krijojë NJeriun Qytetar… Ndër shekujsh populli shqiptar është një popull i zgjuar, i mësuar dhe vital. Të gjitha këto janë një parësi subjektive për tu marr në konsideratë. “Mehr Licht, pëshpëriste Gëtja për më shumë dritë mendime, më shumë dituri, më shumë vërtetësi.” Si rrjedhojë, në kulturën qytetare me ndjesitë dhe vlerat kuptojmë; sjelljet, veprimet, të bukurën shoqërore, humanizmin, thjeshtësinë. Njeriun qytetar e zbukurojnë urtësia, veprimet e drejta në interes të qytetarëve, vyrtyti, fjala e ëmbël dhe e vërtetë. Një nga foktorët dhe ndoshta më kryesori është njohja e gjuhës standarde e gjuhës shqipi në të folur, në të shkruar saktë, pa huazime, sidomos në ambiente takimesh, koferenca, apo intervistash, që për tu dukur përdorin fjalor të huaj, kur gjuha shqipe i ka ato… Është detyrë e Njeriut Qytetar të propagandoj, të pasqyroj domosdoshmërin e të folmes , të shkruarit me korrektesë gjuhën standarde të shqipes.-Trekëkënshi Gjuhë-Mendim-Kulturë brenda të cilit lëviz trashëgimia gjuhësore e shoqërisë. Gjuha evolon, përsoset e gjitha në funksion të shoqërisë që i përket. Asgjë nuk i jepet falas individit, vet individi, qytetari lexon, studion dhe pasuron gjuhën e tij dhe në të shkruar, por dhe në ligjërime të ndryshme letrare!Leksiku që përdor individi është tregues i lëvizshëm… Nëpërmjet leksikut të pastër, brenda standardit të Gjuhës Shqipe individi duhet të krijoj inditetin e tij social-kulturorë me ndihmën e gjuhës së shkruar dhe të folmes. Me shumë interes është trajtimi e problemit të ruajtjes dhe forcimit të kulturës gjuhësore, pa të cilën varfërohet e humbet edhe qartësia e mendimeve, e cila është e nevojshme për mbajtjen gjallë, me fanatizëm kulturën qytetare në tërësi. Është fakt, janë mbushur qytetet dhe fshatrat me reklama në gjuhë të huaj, kur fjalori i shqipes ato i ka më të kuptueshme, më melodike dhe më popullore! Të gjitha këto që cituam më lart janë disa vlera për ti investuar në kulturën qytetare. Vetëm kështu mund të jesh njohës i kulturës qytetarea në të cilin lëviz shoqëria.. Krijimi i Njeriut Qytetar përveç në aspektin moral, shkencor ka kuptim,vlerë dhe në atë estetik e etik, kulturor dhe human për kohën kur jetojmë!Tërësia e gjithë këtyre elementeve mundet dhe duhet të krijojë Njeriun Qytetar… Çfarë është etika? Etika është tërësia e jashtme, që nga detajet më të vogla të sjelljes njerëzore e deri tek kodet e zakoneve ku lexohet morali dhe kultura qytetare! Nëpërmjet etikës individi transmeton në shoqëri mungesën ose egzistencën e moralit, mungesën ose praninë e harmonisë së brendshme. Kur nuk ka harmoni e ekuilibër me vetveten, nuk mund të ketë etikë. Ekuilibri mes gjuhës e vyrtyteve shpirtërore, kulturës, vlerave materiale, si dhe rruga e metodat për përftimin e tyre përbëjnë moralin etik të Njeriut qytetar.Russoi -“Krijo Qytetarinë dhe në pëllëmbë të dorës ke gjithçka” Duke u nisur nga kjo aksiomë…pranohet se;1-Detyra e kulturës qytetare është të krijoj njeriun qytetar dhe për faktin se e tashmja është ajo që hedh themelet e ndërton të ardhmen. 2-Në çdo stad kohor Qytetaria dhe mendësia qytetare është ndjenja e përkatësisë në një grup apo kulturë, ndërgjegjësimi dhe vetëdija e tyre, për të drejtat dhe detyrat që u takojnë mes solidaritetit, epërsisë intelektuale dhe shpirtit human. Janë këto të cilat rrisin shkallën e zhvillimit shoqëror çka saksionon ligjërisht shtetin dhe civilizimin e tij. Kur flasim për Qytetari nuk bëhet fjalë për domosdoshmërinë e vendbanimit të individit apo të grupit shoqëror, në fshat apo në qytet, por bëhet fjalë për domosdoshmërinë e civilizimit, të krijimit të kulturës etike qytetare.Po çfarë është Qytetaria, Civilizimi?Qytetaria është bashkësia e vyrtyteve dhe e vlerave shpirtërore, pse jo dhe materiale, që karakterizon individët përballë shoqërisë që ata jetojnë jo në periudhën e shkëlqimit të saj, por që kanë arritur të mbijetojnë pas katastrofave dhe që lihen trashëgimi kulturore nga njëri brez në tjetrin. Populli shqiptar në vitet e tranzicionit është kthyer në peng i kulturës së vet qytetare, pa qenë koshient për të. Mendësia qytetare mund të egzistojë por civilizimi i saj duhet të bëhet themel i organizimit politik dhe bazë e palëkundshme e qëndrimeve dhe e sjelljeve morale. Kultura qytetare ka të bëjë me mbrojtjen dhe promovimin e virtyteve, vlerave më të larata qytetare. Mendësia qytetare egziston, por mund të jet dhe e plogësht, pasive e tërhequr pas interesit vetjak. Mendësisë qytetare, në kushte të caktuara, mund t’i mungoj qasja kritike ndaj sjelljes, veprimtarisë, apo fenomeneve e dukurive negative, imorale qoftë të individit ashtu dhe institucioneve administrative ligjore, ligjvënëse apo ligjzbatuese. -Kultura Qytetare është qasja kritike ndaj trashëgimisë kulturore e historike , politike e shoqërore , arsimore e edukative. -Kultura qytetare jo vetëm trashëgohet nga familja, mjedisi e shoqëria por edhe mësohet e kultivohet. Mund të takosh kulturën qytetare në fshatin më të largët e të thellë të Shqipërisë ashtu siç mund të hasësh në mes të kryeqytetit jo qytetarinë.-Kultura qytetare konceptohet si veprimtari e gjallë krijuese e aktive e individit brenda një shoqërie.-Është kultura qytetare ajo që vë në lëvizje virtytet e vlerat njerëzore.- Kultura qytetare është një bashkësi kulturash heterogjene, të kontestuara dinamike e në evolim. Këto kultura qytetare të cilat ndërveprojnë “ termi ndërkulturor” janë themele bazë të formimit shoqëror, politik ekonomik, shkencor e arsimor. -Kultura qytetare është niveli i lartë e cilësor i funksionimit të institucioneve shtetërore, legjislative, juridike e arsimore. Njeriu qytetar ka përbrenda vetës të drejtën të nderoj njerëzit e shquar, heronjtë, të ndjejnë e të kenë respekt të veçant ndaj tyre! Ti bëjnë më të prekshëm, sa më të pranishëm veprën që ata kanë lënë pas, të cilën e kanë merituar… -Së fundmi kultura qytetare nuk mund të përkufizohet me disa fjalë por mundemi e jemi në gjendje të themi përmes edukatës qytetare se çfarë nuk është kulturë qytetare. Kultura Qytetare fillon nga Uni absolut i individit. Çdo individ duhet të njohë dhe të kuptojë në mënyrë kritike veten, mendimet, besimet, ndjenjat dhe motivet vetjake si dhe të kulturës qytetare ku ai bën pjesë. Për tu përshtatur në jetën shoqërore individi duhet të pasurojë njohuritë e tij, të kuptojë e të mbajë qëndrim kritik për botën përreth. Në tërësinë e vlerave e vyrtyteve është e domosdoshme ndriçimi i vyrtyteve e vlerave të individit si njeri në radhë të parë e e më pas si pjestar i kulturës qytetare që do të vërë në lëvizje mekanizmin politik, ekonomik, juridik arsimor ,edukativ e shkencor në të mirë të vetes, shoqërisë dhe vendit.2- Vlerat dhe virtyti si lejtmotiv për Njeriun qytetar, si dhepërshtatja e individit në shoqërinë njerëzore. Vlerat janë të shumta, po rendisim disa që konsiderohen më kryesore nga përvoja jetësore. Vlerat që përcaktojnë kulturën qytetare janë: -Dashuria universale ku përfshin dashuria për njeriun, për kafshët dhe ambjentin ku jetojmë. -Respekti ndaj vetes dhe tjetrit -Dinjiteti njerëzor -Vlera e njohjes, të kuptuaritt dhe zbatimi i të drejtave të njeriut -Vlera e diversitetit kulturor.Asnjë kulturë qytetarie nuk është më e mirë se tjetra, por ato dallohen nga njera tjetra nga rrugët e metodat që përdorin, nga aftësitë dhe qëndrimet për të arritur qëllimet, interesat dhe objektivat. Kultura qytetare matet me hapat e bëra nga individi, nga grupet shoqërore dhe arritjet e tyre në përmirësimin cilësor të jetës dhe ndryshimeve rrënjësore në konceptimin ,qëndrimin kritik ndaj vetes e botës. Për të ndërtuar një qytet duhen arkitektë të ndershëm e punëtorë të zellshëm. Për të sjellë qytetërimin duhen intelektualë të devotshëm e shpirtra të lirë, inteligjent dhe të3- Identiteti i individit vendoset nga fisnikëria e shpirtit, nga vlerat dhe etika morale e tij.Mos harrojmë se pasuria më e madhe e një populli është dinjiteti i tij çka vendoset me qëndrimin, me sjelljen ndaj vlerave e vyrtyteve të kulturës qytetare.. Kultura qytetare është ajo që na orienton , drejton e jep zgjidhje për të jetuar në paqe e në harmoni në një shoqëri ndërkulturore. Pluralizmi në të gjitha format e tij është ndjenja e drejtësisë sociale dhe toleranca demokratike. Vyrtyti është i lidhur ngushtë me çka kemi trashëguar nga e kaluara, me shkallën e njohjes së gjërave, dukurive pozitive dhe ideve për tu përshtatur në shoqërinë njerëzore në kohë dhe hapsirë, të emancipuar, të shkolluar dhe të mirëorganizuar politikisht dhe të ndërgjegjësuar. Për tu civilizuar një shoqëri, në një epokë, çdo sistem ka nevojë për shembuj virtyti e më pas ky shembull virtyti të bëhet model për ndjekjen dhe praktikimin e vlerave morale. Në pamundësi për të arritur përsosmërinë e individit njeriu përgjatë përvojës jetësore ka krijuar të dërguarit hyjnorë sipas përkatësive fetare. Vyrtyti varet dhe nga shkalla e njohjes së jetës, edukimit(të të gjitha formave) të individëve dhe shtresave të ndryshme shoqërore -Në se ke jetuar, ngjiti shkallët e kujtesës, që të takosh më të mirën, më pozitiven më cilësoren e së kaluarës,të kristalizuar tashmë si traditë e trashëgimi qytetare që vjen në ditët tona si: Kulturë qytetarie, doket, ritet e ndryshme folklorike të trevave, si vallet, këngët e djepit, të dasmave, të vajtimit dhe ato epike. Kultura qytetare jo vetëm ruan në themelet e saj traditën, trashëgiminë por e evoluon atë, e pasuron dhe kultivon për ta përcjellë nga një brez tek tjetri, nga një epokë në tjetrën, nga një sistem shoqëror në tjetrin.Është pikërisht kultura qytetare ajo që e bën më të lehtë, harmonike e të paqtë përshtatjen e individit në shoqërinë njerëzore. Me përshtatje të individit nuk kuptojmë nënshtrimin qorras të individit, bindjen e verbër, as të qenët i burgosur i kulturës qytetare. Individi nuk është peng i shoqërisë njerëzore, ai ka personalitetin e tij, dinjitetin ,mendimin, idetë e fjalën e tij në shërbim të më së mirës, të dobishmes e pozitives në funksion të ideve dhe programeve politike, ekonomike, kulturore, sociale e filozofike. Tradita e trashëguar, idetë e reja, vullneti e devotshmëria gjendja e shëndetshme politike ndikojnë shumë në formimin e Njeriut qytetar dhe kjo e fundit ndikohet nga filozofia për jetën, formimi individual, gjendja ekonomike, morali dhe arsimimi i brezave .4- Roli i individit për tu përshtatur në shoqërinë njerëzore!!! Individi i formuar me dije, kulturë e me etikën e punës, natyrshëm që udhëhiqet nga parardhësit e tij familjar e shoqëror, ku ekzistenca e tij paraflet për të sjellë kontribut pozitiv e racional në jetën qytetare, për faktin se këta individ të shkolluar, apo universitarë, sipas logjikës, do mbajnë qëndrim objektiv, kurajues dhe arsyetim llogjik në udhën e tyre të jetës.Në shoqëritë e sotme moderne ,gjithshka po ndërtohet për të shkurtuar distancat,kështu makinat aeroplanët e trenat edhe pse shkurtojnë distancat , individi nuk gjen kohën e lirë edhe pse moderniteti prodhoi idenë e kohës së lirë dhe kohës së zënë.Edhe pse individi lufton për garantimin e një jete sa më luksoze , vetë historia njerëzore dëshmon edhe për individin apo grupe individësh të cilët të edukuar me kulturën qytetare mundësojnë krijimin e institucioneve me vlerë . Përmendim këtu ndërtimin e muzeut dhe biblotekës në qytetin e Elbasanit në fillimet e shek.të XX ,Për muzeun e qytetit u vunë përgjegjës Lef Nosi dhe Filip Papajani, kurse për bibliotekën e qytetit u vunë përgjegjës Ahmet Dakli e Shefqet Daiu, intelektualë vendës. Tek Njeriu Qytetar dhe në gjestet e vogla me kulturë dhe dije spikat dimensioni i vërtetë i Njeriut Qytetar dhe etika e tij Qytetare. Qëllimi i Kulturës Qytetare është krijimi i INDIVIDITdhe shoqërisë qytetare .Pyetja që lind në kohën e sotme moderne është:–Duam një qytetari që prodhon e krijon vlera, apo një qytetari që konsumon vlera. Nëse nuk vendoset një ekuilibër mes dijes,virtytit e etikës, kultura qytetare, pra individi nuk do të prodhojë vlera e virtyte por do të konsumojë vlerat e virtytet egzistuese. Një shoqëri me një qytetari vitrinë, formale, që ka humbur thelbin, ka braktisur forcën shpirtërore nuk mund të prodhojë vlera , vetëm antivlera,si ,zilia,arroganca, urrejtja. Është e rëndësishme të kqyrim dhe të njihemi më shumë dhe me mjediset familjare ku lindën dh u edukuan individi, njeriu qytetar.Individi apo edhe një grup individësh mund të bëhen misionarë dhe ambasadorë të devotshëm atëhere kur mjedisi ku ka jetuar, është një mjedis i edukuar dhe mëkuar me dashuri për dije dhe kulturë. Një tjetër mekanizëm për të edukuar individin qytetar është qëndrimi kritik ndaj atyre që nuk janë të arsyeshëm ndaj veprimeve dhe sjelljeve që mbajnë në mjediset shoqërore dhe shtetërore. Faktorë të tjerë që pengojnë, apo ngadalësojnë krijimin e individit qytetar janë dhe gjendja e ulët dhe e varfër morale, ekonomike, arsimore, politike e shtresave të shoqërisë për të pasur njeriun e devotshëm me kulturë qytetare.Të gjitha këto së bashku mund dhe duhet të revolucionarizojnë punën për të krijuar Njeriun Qytetar!4-Pa një bashkim e bashkëpunim mes forcave shoqërore intelektuale e kulturore nuk mund të arrihet, të krijohet shëmbëlltyra reale e Njeriut qytetar! Përësëri dhe një herë shprehim forcën e qëndrueshme se, është Kultura Qytetare ajo vlerë e domosdoshme për të krijuar Njeriun Qytetar… Vetëm kështu, me parime bazë, edukim, kulturë, disiplinë, devotshmëri kolektive, juridike dhe etikë mundet dhe duhet të krijohet Njeriu Qytetar!. *** Deri tani është mbrojtur mendimi se, në vendin tonë për shumë arsye nuk ka pasur dhe as nuk ka Klasë të Mesme Shoqërore e cila krijon e vendos kulturën qytetare.. Vazhdimisht ka pasur, do të ketë, do ruhet e do zhvillohet shumë më tepër – Shtresa Qytetare. Në se do pranojmë se, ka pasur, apo do ketë Klasë të Mesme Shoqërore, kjo bie poshtë, nuk ekziston për faktin e vetëm se, klasat janë bashkësi të mëdha që përcaktohen nga raporti që kanë me mjetet e prodhimit që ato zotërojnë. Në mendimin tonë, Shtresa Qytetare është ajo pjesë e shoqërisë(në çdo stad të zhvillimit shoqëror) më e qëndrueshmja, që ka një prejardhje të largët qytetare (5-7 breza). Shtresa e mesme shoqërore ka vënd nderi në çdo kohë të zhvillimit shoqëror për arsye se kjo shtresë është burim i njerëzve të ditur, me kulturë qytetare, të civilizuar, që përqafojnë pamëdyshje zhvillimet progresive shoqërore. Me pak fjalë Shtresa Qytetare, intelektuale është forca më inteligjente në një shoqëri të njohur qysh në qytetërimet e lashtësisë. Për egzistencën e Kulturës qytetare, që në lashtësi gjithnjë e më tepër po zbardhen fakte e dokumente, po dalin në pah argumente e dëshmi . Kështu profesor Shaban Sinani ka sjellë dëshmi të gjallë keleksionin e Kodikëve e cila përbën një prej pasurive më të rëndësishme për kulturën e popullit shqiptar të të gjitha kohrave dhe një pasuri me vlera botërore. Po ti hedhim një vështrim kronikave të kohës,Shtresën Qytetare të Shkodrës dhe fillasat e saj i gjejmë qysh herët se në shek.XIV. Janë Statutet e Shkodrës ku prej tyre po citojmë dy nene: -Neni 262<I huaji që vjen nga jashtë në qytetin tonë për të qëndruar,për të banuarsi qytetar I tij , përjashtohet nga çdo detyrimpër një vit të tërë. Nëse padroni qoftë ky latin,sllav apo çdo kombësi tjetër kërkon ta dëbojë , të huajin e mbron Komuna dhe askush tjetër nuk mund ta përvetësojë atë si mjetin apo pronën e tij.Gjykatësi apo kushdo tjetër që do ta bënte një gjë të tillë dënohet me gjobë prej50 hyperpeshë,që ndahen në mënyrë të barabartë mes Kontit dhe Komunës//. -Neni 264<Asnjë qytetari nuk i lejohet të kërkojë borxhe e një të huajie dhe sikur të jetë pajisur me një dokument,për këtë qëllim. Nëse konstatohet se ka vepruar ndryshe nga ky ligj ai detyrohet të paguajë gjithë borxhin e borxhliu konsiderohet I çliruar nga borxhi në fjalë. Po kështu është edhe Kodiku I Beratit,ai I Përmetit shek XIV,Kodiku I Vlorës shek X,Kodiku I Gjirokastrës shek.XVI, Kodiku Beratinus I e Beratinus II në shek e IX.Në këto Kodikë bie në sy, potenciali intelektual, demokratik e kulturor dhe kanë vlera të rëndësishme në historinë e Kulturës e shkrimit të shenjtë. Në Kodikët pas shekullit të XII e këtej ka të dhëna etnografike,rregulla të ndërtimit të jetës së përbashkët, të dhënies së të drejtës ,të trashëgimit të pasurisë nëpërmjet fejesës, ndryshimi I drejtësisë në rastin e konvertimit të fesë Në shoqëritë e hershme në këto qytete vihet re si tolerancë ashtu edhe barazia ligjore.Të gjithë para ligjit ishin të barabartë,si I pasuri edhe I varfri, si i forti edhe i dobti. Në kronikat islame të dokumentuara në rregjistrat e administrates ligjzbatuese, të asaj periudhe vetë përfaqësuesi i drejtësisë tha se edhe sikur bija ime Fatimja të vidhte, do ia prisja dorën. Ligji ishte i drejtë si me besimtarët ashtu dhe me jo besmitarët, hebrenjtë dhe të krishterë,burrat dhe grate,fëmijët, të rinjtë dhe pleqtë,madje edhe me kafshët dhe mjedisin që e rrethonte. • Po kështu nga kronika të shek.XV një dekret dëshmon për tolerancën fetare . Dekreti argumentohet në përputhje me parimin e lënies së jomyslimanëve të ushtrojnë fenë e tyre, të gëzojnë statutin e të mbrojturit nga shteti, të ushtrojnë çfarëdoqofshin, meshat, rite fetare në kishë. • Statuti është një përmbledhje parimesh rregullash e normash sipas të cilave ndërtohet e zhvillon verimtarinë një shoqëri ose rregullore qe drejton jetën e një esnafi zanatçinj kanunorë. Nga kronikat e kohës përmendet edhe Statuti i Tabakëve,në të cilin spikasin fillesat e krijimit të kultures qytetare . Nga kronikat e kohës një urdhër dekreti i vitit 1550 lehtëson jomyslimanët e Kalasë së Korçës të cilët për shërbimet që kryenin ishin të falur nga pagesa e jashtëzakonshme dhe taksat e tjera. Po ashtu në arkivat e Shqipërisë ndodhen dërëshkrime në gjuhën perse,arabe dhe osmane të cilat klasifikohen në fusha si letërsi,gjuhësi,karakteri juridik, e shëndetësi. Vlen të përmendet se në këto dorëshkrime jepen shpjegime fetare,janë tekstet e medreseve, libra e fjalorët dygjuhësh si dhe fletoret e dervishëve nga ku shihen përpjekjet e intelektualëve apo grupe intelektualësh për të krijuar kulturën qytetare. Janë dorëshkrimet me karakter juridik në të cilat përmendet kodi i dënimeve, ndarjet e trashëgimnisë, norma ligjore lokale, dënime apo falje jete. Vlen të përmenden edhe përshkrimet e shumta të udhëtarëve nëpër Shqipërisi në mesjetë ashtu edhe në periudhën osmane. Mes përshkrimeve të shumta po sjellim atë të Evlija Çelebiu për qytetin e asaj kohe Bushatin, sot fshat i Shkodrës. Ja si e përshkruan ai: – Qyteti është mes një fushe të bukur, të gjelbër, pjellore anës brigjeve të lumit Drin. Qyteti ka 800 shtëpi dykatëshe prej guri. .Qyteti ka xhami, medrese, faltore, hamam, një han dhe 50 dyqane të shkëlqyera, të gjitha bamirësi të familjes dhe fisit të Jusuf bej Zades. Në Kronikat e shekullit të XVII e XVIII përmenden dhe vulat e esnafëve, të cilat ishin dy lloje, zyrtare dhe personale. Vula zyrtare përdorej për raste të jashtzakonshme psh për të vulosur kërkesat drejtuar Portës së Lartë. Vulat personale kishin madhësinë e monedhave të vogla në formë vezake ose tetëkëndëshe, të cilat janë prej tunxhi, hekuri ose argjendi dhe janë të shkruara në gjuhën osmane. Ato mbanin shpesh monogramë ose emrin, ose mbiemrin e plotë. Në esnafet e tjera të Ballkanit vulat përmbanin simbolin e zejes.

1Brunilda MustafaPëlqejKomentoNdaj

About Post Author