Disa mendime për librin:“Gruaja me këpucët e kuqe”, të Lulëzime Malaj”


Disa mendime për librin “Gruaja me këpucët e kuqe”, të Lulëzime Malaj”

Nga Docent Odise Çaçi.

Vlorë, më 8 gusht 2023.

Të dashur kolegë, poetë e shkrimtarë, miq dhe dashamirës të poetes Lulëzime Malaj.

Sot ne kemi në dorë librin më të ri të poetes Lulëzime Malaj, me 80 lirika. Ndonëse studioi për ekonomi, por brenda zemrës së saj gufonte diçka serioze:

“Dashuria për letërsinë, të cilën sot e shpalos me veprat e saj letrare, si :”Në Ballkonin e një reje”. “Prelude dashurie” ,” Gruaja me këpucët e kuqe”, vjersha për fëmijë. ese, tregime, tekste këngësh… boton krijimet e saj letrare – artistike në antologji kombëtare dhe ndërkombëtare..

Është një poete që njihet sot ndërkombëtarisht për vlerat letrare e artistike, ku është vlerësuar me Çmime të ndryshme, si brenda dhe jashtë vendit. Studiuesi, kritiku dhe poeti Mark Simoni bën këtë vlerësim për librin, që diskutojmë:

”Libri është ndërtuar me lirika. Një urbanistikë e veçantë fantazish, rrugë të pafund ndjenjash, godina mbushur me ngjarje dhe subjekte poetike, fasada, që llamburisin nga figurat e bukura letrare…”

Libri hapet me lirikën “Shpresa”,”ku puthjet vinin nga Antarkdida, por dhe nga Saharaja” dhe kërkonte që Zoti të lutej për poeten…bukur. Dhe “Ata të dy” kujtonin skenën “Hamleti dhe Ofelia”, por dhe Van Gogun, risjell në kujtesë Mona Lisën, kjo pikturë sot 450 milion dollarëshe. Lirikat e saj sjellin origjinalitet, ku kujtimet i hedh në shportën e harresës.

Na sjell një “vjeshtë cullake, mbathur me nallane”. Kujton Vlorën e bukur e cila “kthehet në mijra kartolina”.

Duke lexuar librin spikasin personazhe e ngjarje reale, diku një kitarist, një baba, ku edhe hëna sipas autores “është e sëmurë nga vetmia, ajo i ngjan një magjistrice”

Ajo ndalet tek “Dashuria” që është shdruar si kujtim, negative filmash, e vjetër, legjendare, por që sot është zëvëndësuar nga valuta”.

Ndonëse kilometra larg, “lumturia jonë po luan një dramë” dhe vazhdon: ”s`më duhet një burrë gjethe që fluturon nga fryn era”. Kujton karriken me nr.20 që rri bosh dhe ky boshllëk do mbushur me dashuri…

Ajo sjell jetën në fshatin Vasjar, ku shtëpitë i quan ”varg margaritari”, ku lumi i Vjosës tret trishtimimet, digjet malli”. Tek poezia rrënqethëse “Këpucët e kuqe”, ajo trajton një temë shoqërore që të mpin shpirtin ”Ku burrat kthenin kokën pas këpucëve të kuqe, të një zonje në bulevard” dhe “ulërimën e saj e dëgjoi mëhalla”, ku dora kriminale e burrit të saj i mori jetën, përballë thashethemeve, u mbulua në gjak, nata e fundit e ferrit mbi tokë, duke i hequr të drejtën e rritjes dhe gëzimit të fëmijëve të saj. Dhe mua m`u kujtua poezia e Kadaresë, që dikur një grua kthehej nga turni i fundit i uzinës: ”Trak-trak kërcet sandalja bri vitrinës, E ndonjë vajze që kthehet nga turni i fundit i uzinës”. Ndërsa këtu trupi noton në gjak nga një burrë xhelat. Dhe të nesërmen protestat popullore gjëmuan në shesh… dhe poetja e mbyll: ”Eh, këpucët e tua të kuqe, ritmojnë, marshin funebër të vargut tim!” Na rikujton Covidin 19, ku mori shumë jetë të pafajshme dhe vazhdon: ”Ike i dashur dhe le pas veç dimër”. Autorja trajton sot luftrat dhe kujton ”Qiejt po vishen krejt me të zeza dhe lotët po zbrazen mbi tokën e tharë”. Këtë e ndjejnë dhe dallëndyshet në ballkonin e shtëpisë së vjetër: ”Vjen rrotull dhe nga qielli vështron”, “ka veç vaje”. Pra, dhe zogjtë marrin pjesë aktive në jetën e përditshme .Ajo na sjell lagjet e vjetra, ku gratë me shtiza, tjerrin thashetheme , diku na thotë poetja një i moshuar, si marinar i vjetër vjen duke u tundur, që kënaqet nga një shishe me alkol, një letër e dashur për vëllain, pranvera që sjell lule, një sallë shfaqjesh…ku shamia e beqarit digjet mes flakës së alkolit.

Këto poezi të joshin me finesën fine, të bardha, si bora në kreshtat e një mali ku drama në periferi të tyre, dhëmb, ku autorja merr pjesë e trishtuar, ndjen dhimbjen, vuajtje dhe një ikje si në përrallat e gjyshes… Kushdo që do e lexojë me kujdes librin do gjejë Lirika, me shumë energji shpërthyese, figura letrare të shumëllojshme, një fantazi që e kalon imagjinatën poetike, por tepër racionale. Na sjell “Kitaristin” ”Sonatën e Hënës”, apo xhaketa, që ju vesh një manikini, Hëna e Sëmurë, zalisur, paralizuar, e trishte e pikur.  Shumë e bukur poema “Letër vëllait” në emigracion, një bashkëbisedim, duke i kujtuar “Përse u ndanë”, për së gjalli”, për një copë tokë”, vdekja e vëllait në emigracion: ”Falmë vëlla” dhe vazhdon me poezinë “Perëndesha Nënë”, ku shpirti i Nënës ka ndjesinë, lot në sy, Mëmësia qëndron si rruaza të shkuara në fill mëndafshi, nëna nuk dorëzohet nga zhgënjimi. Zemra e nënës është fisnike”, “si det me valë”. Ajo e quan Nënën Perëndeshë e pagëzuar me emrin e shënjtë: Nënë!”

Ajo shfaq mendimet e saj që na përcjell me shumë intuitë, një fjalor modern, që u shkon lirikave të kësaj pene bashkohore dhe shumë të talentuar… Nëse ne themi, se poetët popullorë lirikat i marrin në tabanin popullor, Lulëzimja i gjen në artin e fjalës së lirë, ku ka energji, imazhe, akustikë, muzikalitet, rima dhe ritme.

Ajo është ndalur në tragjedinë e Otrantos ku shprehet se: “Sa vajzave u vranë pafajësinë, sa amanete ngelën pa thënë, sa djem e baballarë veshën qefinë, sa përqafime ngelën pa u dhënë”, një pikëllim i parreshtur. Letra nga Njujorku, sjell një bashkëbisedim mes poetes dhe kushëririt. Dhe kushuriri shprehet hapur: ”Mua aty më rri mendja, nën kubenë e drurëve të harlisur”. Poezia kushtuar Atdheut, se “aty është AND-ja derdhur, emblem ari”. Dhe mua mu kujtua mesazhi I Akademikut Francez, me origjinë shqiptare, në universitetin e Sorbonës ”Shqiponja dy krenore përfaqëson: Pellazget dhe Etruskët dhe krena e dytë Gegët e Toskët”. Dhe libri me poezitë lirike mbyllet me poezinë “Kërce me mua sonte” që të harrojmë botën brënda një çasti”…Shpirti të mos pendohet, ky vals me ne e shtyn, tokën të rrotullohet !”. Unë do e mbyllja diskutimin tim modest, duke mbështetur mendimin e studiesit Mark Simoni:” Lulëzime Malaj ka aftësinë intuitive për të thirrur në arsenalin e saj poetik, dy regjistra leksikor atë të gegërishtes dhe gjuhën e kulturës dhe akademizmit.” I urojë suksese, fat , jetë e shëndet. Ju Faleminderit për kohën e çmuar që u mora.

Vlorë, më 8 gusht 2023 Nga doc: Odise Çaçi