Disa nga: xhevahiret e jetës-Vjollca Aliu


Autorësia: Vjollca Aliu

1- Ka fjalë që të gajasin, ka dhe aso që të vrasin.

2- Fjala të mek, fjala të vret.

3- Nga njē shpirt i tronditur, buzëqeshja del e venitur.

4- Mu atëherë kur mendon se të kanë kapluar vështirësitë, kujto se, edhe në shpellën pa dritë, del një gur stralli që shndrit!

5- Në çdo çast e për çdo rast bëhu gardian i mirësisë së zemrës sate!

6- Kur zemra veten e pastron nga syri lotin lëshon.

7- Më shumë sesa na ngroh me rreze i bukuri diell, takimi me njerëz të mirë ngrohtësi në shpirt na sjell.

8- Nëse zemrën tënde nuk e ushqen me mirësi, nuk mund t’i dhurosh askujt lumturi!

9- Për disa humbje ndiejmë lehtësim, të tjera humbje na kthehen si shpërblim!

10- I çfarëdo kombi të jesh, çfarëdo besimi të kesh, mund të marrësh edhe pozita në shoqëri, por më e vështira është: të jesh vërtet njeri!

11- Poeti nuk është tregtar, gjithçka jep nga shpirti, e s’pret që diçka do të marrë!