Disa persiatje paraprake per romanin “Patkoi” të shkrimtarit Petraq Pali


*Shenime te redaktorit)

Ing.Fatmir Minguli.

Shkrimtar studiues publisict.

Kam pershtypjen se lexuesi tek e perfundon se lexuari romanin PATKOI , do te kete deshiren per t’u njohur apo dhe takuar autorin e ketij romani kaq te bukur.

Dhe kjo deshire e lexuesit nuk ka te beje thjeshte me subjektin befasues te romanit PATKOI , se sa me teper me “deshmitarin”qe ka njohur nga shume afer protagonisten e romanit, ukrainasen e bukur,Elena Mihallovna.Eshte nje deshire jo vetem virtuale ,por dhe e realizueshme.

Romani PATKOI ka dhe nje nentituli, pikerisht emrin e Elenes ish agjentes sovjetike dhe Elenes se diteve te postkomunizmit.Por nderthurja komplekse e ketyre dy boteve, nderthurje qe lidhet me nje bote tjeterlloj, boten e brendeshme te nje gruaje agjente, nje gruaje Mata Harri te diteve tona, përben dhe tharmin e subjektit, krijimin e ‘ideve” të ngjarjeve kaq shume te ndryshme ,kur krahason jeten e njerezve sovjetike me jeten e njerezve te Perendimit.

Merita e shkrimtarit Petraq Pali ështe dhe narracioni qe ne te vertete fsheh nje secret, nje secret qe duket sikur nuk eshte I tille, por qe gelon neper tregimet , episode te romanit ,e qe mpleksin dy jete te jetuara ,ate te ukrainases dhe te shqiptarit.

Romani qe eshte nje befasi ne lumin e madh te botimeve me tema agjenturore , shfaqet ne syte e lexuesit me subjekte akrobatike nga njeri episode te tjetri,episode kaq te ndryshem midis tyre por kaq te ngjashem me njeri tjetrin.

(mare nga Romani “Patkoi” i pjp)