Disa te dhëna dhe veçori të valles  devolliçe-Nexhat Nallbati


-Te dhena te sigurta,se kur ka filluar te luhet devollicja nuk ka.Nje gje eshte e sigurte(sipas gojedhenave)dhe thenieve te brezave ajo eshte nje valle e hershme,e vjeter.

-Devollicja,ka qene nje valle e kenduar(pa orkester).I pari qe e hiqte vallen,ja merrte kenges,i dyti ja mbante.

-Devollicja eshte nje nga diamantet e Valleve popullore shqipetare.

-Kjo valle eshte e vecante ne llojin e vet.Ajo dallon per origjinalitetin,pasurine dhe interpretimin e saj,pasi permban brenda saj mjaft elemente koreografike,qe Jane interesante dhe mjaft terheqese.

-Devollicja filloi te shoqerohet me orkester nga fillimi i shek.te 20-te.Kjo solli ate,qe vemendja te perqendrohet me shume tek levizjet(veprimet) e saj.

-Vallja ka dy pjese,dhe ata qe e shohin per here te pare ju duken si dy valle të ndara veç e veç.Sapo mbaron pjesa e pare(heqka) dhe menjehere fillon e dyta,me nje ndryshim te madh ne rritem dhe levizje-interpretim.

-Kjo valle zberthehet keshtu:

PJESA E PARË. I kushtohet me shume halleve e derteve,ndaj eshte e shtruar,e qete,e shtrire.Tregon lidhjen me tabanin(token),qe njeriu,perjetesisht ka patur dhe vazhdon te kete me token,si burimi kryesor i te mirave materiale.

PJESA E DYTË. Te shkeput rembimthi nga toka,me vrullin dhe dinamizmin e saj qe vihet re,dhe bie ne sy tek levizjet e valltareve.Kjo pjese te jep shprese dhe optimizem.

-Kjo valle,eshte ndertuar e tille,qe gjate gjithe kohes por vecanerisht ne pjesen e dyte,te shoqerohet mimiken e valltareve,te cilat misherojne qarte dhe dukshem deshirat e devolliut ne jeten e tij te perditeshme.

-FUSTANELLA qe vesh c’do valltar ka 300 pala.Ajo shpalos gjithe bukurine e saj gjate rrotullimeve,qe bejne gjithë valltaret njëkohësisht si grup në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin krah.Shpejtësia,dinamizmi dhe gjallëria dhe harmonizimi i lëvizjeve të valltarëve e bëjnë atë mjaft tërheqëse për shikuesit e saj.

-Kjo valle shpreh ne menyrën më të plotë mjaft elementë dhe vecori specifike te njërës prej krahinave me një folklor tepër të pasur shpirtëror dhe artistik siç është zona e Devollit.

Devollicja eshte nje nga vallet me elegante,e cila vihet re tek levizjet e valltareve,dhe tek profesionalizmi koreografik i saj,qe fillimisht eshte ndertuar nga populli dhe me vone jane bere rregullimet dhe pershtatjet e nevojshme ne raport me dinamiken e jetes.

-Kjo valle ka gjithsej 234 levizje.Ajo renditet nder vallet me lirike e me vlera të mëdha ne folklorin koreografik shqiptar.

-Devollicja,ne festivalin boteror te rinise dhe studenteve,qe u mbajt ne Moske nga 28 Korriku derri me 11 Gusht 1957 u quajt dhe u emertua me të drejtë”Trendafili i bardhe” nga specialistet.(sepse e tille eshte realisht).

Ne kete festival Devolli dhe gjithe Shqipetaria u perfaqesua denjesisht nga mjeshtrat,valltaret virtuoze te zone se Devollit me grupin e perbere nga valltarët me të talentuar:

Nevruz Kondi, Ali Kondi(vellezer),Adil Demiraj,Ismail Plasa,Shefki Kordalli,Qerim Reci dhe qershia mbi torte Hajder Muzikanti.

-Ne takimin e grupeve folklorike Ballkanike ne vitin 1987,Devollicja u vleresua me e mira e Ballkanit,dhe mori medaljen”Naim Frasheri”.

-Devollicja luhet bukur ne c’do fshat te Devollit.Ajo që vlen të theksohet për këtë valle është vazhdimësia e saj duke e transmetuar atë brez pas brezi.Sot mund të thuhet me plot gojë se kjo valle luhet nga fëmijët e vegjël të moshës mbi 10 vjeç dhe deri tek burrat më të vjetër.

-Instrumentistet me te mire qe e kane luajtur me klarinetë me bukur kete valle me terre origjinalitetin e saj kane qene mjeshtrat e famshem Sefedin Çiço osé Sefka i Cipanit,Jashar Nazifi e Gani Mullamake nga Qyteti i Bilishtite, Avni Hoxha nga fshati Kurilë i cili me veglën e tij të preferuar fyellin ishte i pa haritshëm dhe tepër virtuoz.

-Devollicja eshte valle e bukur,por ajo mesohet vetëm me dëshirë dhe vullnet, duke u futur ne valle dhe jo vetëm duke e pare ate.

-Figurat artistike,vargjet e kengeve qe e kane shoqeruar ate dhe ritmi i saj tregojne me se miri shpirtin poetik te devollinjeve.Ajo shpreh trashegimine luftarake,etjen per liri dhe dashurine qe i ka patur dhe i ka me shumice devolliu puntor i nderuar dhe valltar i dalluar.