Disa thënie me vlerë
——————————
Disa thënie me vlerë,dhe sot unë mënd i mbaj
nga njerëz të zgjuar,që s’kishin shumë shkollë
ato thënie me vlerë,nuk mund të harrohen kollaj
se janë thënë nga njerëz të zgjuar,dhe mëndje hollë.
Më kujtohet një thënie fare mirë,mbas kaq vitesh tani
kur e thoshte një Plak i moshuar,ne në sy e shikonim
bota more djem,do bëhet shumë shpejt -shashërdi-
ne si të rinj që ishim,fjalët e Plakut si besonim.
Do vijë një kohë shumë shpejt,kini për ta parë
që do i vijë fundi kësaj bote,dhe gjithë njerëzisë
sepse njerëzit do bëhen,të pa ngopur e zullumqarë
do dalin nga rruga e Zotit,nga rruga e Perëndisë.
Një thënie tjetër me vlerë,në mëndje dhe sot më vjen
që lufta brenda llojit,është më shumë e ndërlikuar
më e lehtë është kur ziren,një Ujk me një Qen
se kur zihen me njëri,tjetërin,ata të mallkuar.
Mbi servilizmin një thën’je në këtë kohë e mësova
që disa njerëz e përdorin, çdo ditë si -orodraftë-
sepse Servilizmi është gjithmonë,është”arma”e tyre
e këtyre njerëzve idiotë, e këtyre njerëzve të pa aftë
