Disa vargje të Dritëroit-Vilson Mersinllari


Vilson Mersinllari

—————————

Disa vargje të Dritëroit unë huazova

i vendosa ato mes vargjeve të mia

çast me vargjet unë u emocionova

vetëm me ato vargje,mori-nur- poezia.

Ishte poezia që Dritëroi kishte shkruar

ku vargjet përputheshin,si bregu me valën

ka një titull të bukur,është titulluar

dhe kjo është poezia–Kujdes me fjalën-

Këto janë vargjet.

——————–

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë

Si dallëndyshja,s’vjen në shtëpi

Kujdes me fjalën zonjëz me çantë

Kujdes me fjalën dhe ti zotëri.