Disertacioni i një martiri


Frida Vokopola Gjoka:Disertacioni i një martiri.
Ishin muajt e parë të ketij viti kur na arrin një mesazh nga Aulona Jonuzi, e cila na pyet se a mund të bënim një perkthim të Disertacionit të gjyshit të saj nga gjermanishtja, bërë në fakultetin e Filozofise ne Insbruck të Austrise. Në ate moment kishim nje perkthim tonin ne dore. Pasi mora vesh jeten e tij dhe fundin tragjik, ne moshën 32 vjecare e çojne ne kampin e perqendrimit të Mathausenit, histori e ngjashme me ate të dajes sonë, nga Vlora, intelektual qe kishte studiuar jashte, socialdemokrat, por me ndryshim fundi qe paten, vendosa ta pranojme perkthimin dhe ti japim perparesi. E konsideruam si nje detyre morale kundrejt padrejtesive të kohes, vdekjes ne Mathausen, dhe heshtjes se gjate prej 77-vjetesh, qe punimi I tij shkencor mbeti I mbuluar nga tisi I harreses. Edhe pse ne vitin 1986, nga Austria sollen punimet e studiuesve shqiptare dhe fati kishte dashur edhe atehere qe im shoq ta kishte pasur ne dore dhe kishte perkthyer 20 faqe të saj, por urdheri nga lart erdhi qe ky autor, bir tregtaresh, nuk duhet të publikohej. U denua serish me heshtjen, e cila vazhdoi edhe ne keto 30 vjet të tranzicionit. Dy dite me pare, ne qytetin e Vlores u be promovimi I librit, qe u drejtua nga I nderuari prof. Perparim Kabo, I cili shkroi edhe parathenien e librit. Ate dite, 13 nentor 2021, ringjallem bashke me vepren edhe jeten e të nderuarit z. Tahsin Jonusi, i ati i piktorit të popullit Nestor Jonuzi, I cili kishte qene vetem dy vjec kur I ati ndahet prej tyre. Shpirti I tij ishte bashke me ne në ate salle. Me tingujt e Ave Marise ne piano e trombone, pershendetem vepren dhe shpirtin e tij të ringjallur pas nje periudhe 77 vjecare.
P.S. Risjellja e vepres se tij mbi lashtesine e territorit tone (me nje pasuri të jashtzakonshme ne Bibliografi, 120 Autore të lashte e moderne, dhe 1140 shenime) ishte per ne nje DETYRE MORALE, por po ashtu mbetet DETYRE MORALE edhe blerja e kesaj vepre me Vlere, per kete INTELEKTUAL MARTIR.

About Post Author