Dita dhe nata-Nexhat Nallbati


Shoqe të ngushta janë të dyja,
Njëra pas tjetrës vijnë me rradhë,
Ka ditë të bukura,ka të mërzitura,
Ka netë të errëta, ka netë me hënë.

Mendueshëm kujtoj ditët e netët rinore,
Të mbushura me punë, qejfe dhe mëkate,
Luaj dhe i kujtoj me shumë mall ato,
Në heshtje më thonë,nuk gjen shoqe si ne biro.

Më ledhaton e përkëdhel dita !
Unë thotë jam më e mirë se nata !
Me mua ti ndjehesh përherë i gjallë,
Natën ç’e do, vetëm për gjumë është.

Jo! Nuk është ashtu i them unë,
Këtë gjë nuk e pranoj kurrë,
Në orët e natës,më qetësohet mëndja,
Aty kuptoj si punon dhe ç’thotë zemra.

Ti moj ditë pa u larguar mirë nga mua,
Më thua ikë se kam punët e mia,
Tërë qesëndi më pret mua nata,
Tek ajo kujtimet më ikin dhe vijnë,
Aty qetësoj shpirtin, largoj mërzinë.