Dita e Alfabetit-Kimete Osmani Beqiri


Kimete Osmani Beqiri

E artë është gjuha shqipe
Gjuha jonë
Fatmirësisht
Nga lashtësia datonë.

Datë historike
Jo rastësisht është sot
Krenarë me historinë tonë
Për jetë e mot.

Kongresi i Manastirit
U quajt edhe Kongresi i Alfabetit me përzemërsi
Delegatë nga të gjitha trojet shqiptare
Me qëllimin unik, në veçanti.

A, B, C-ja jonë
Mrekullisht tingëllon
Gjithashtu nga më të ndryshmet vështirësi
Histoira numëron.

Më meritorëve respekt, mirënjohje pa fund
Jetës dhe veprës LAVDI
Arsimimi në çdo vend të Botës
Dëshmon të veçantat histori.

Çdo rrethanë e krijuar ndër vite
Kujtohet, rikujtohet
Me shumë dashuri e krenari
Brez pas brezi, alfabeti mësohet.

Shkronjë pas shkronje
Shkruaj, lexoj, rilexoj, ndihem e bekuar
Ju që lexoni, vlerësoni vargun tim
Me shumë respekt e përzemërsi, duke i’u falenderuar.