Dita e alfabetit shqip!Afroviti Kruti


22 Nëndori dita e Alfabetit Shqip,

Shqiptarët të bashkuar të gjithë kudo që ndodhen,

Kongresi i Manastirit 1908,

Feston 115 Vjet !

36 Shkronja të arta që ne i duam shumë,

I lexojmë dhe ua mësojmë fëmijëve tanë,

Nipër e mbesa..Gjuha jonë sa e ëmbël,

Sa e mirë, sa e dlirë, nga Naimi madhështor !

Fëmijët të mësojnë, e të mos harrojnë gjuhën shqipe,

Gjuhën e shënjtë, gjuhën amtare,

Gjuhën e nënës,

Kudo që jetojnë nëper botë !

Plot gëzim e dashuri,

Flisni shqip o fëmijë,

Se është gjuha jonë

Gjuha e nënës më e mirë !