Dita-nata:Nexhat Bexheti


Dita nata

Erësira, e shtrirë mbi ne

Nuk shifesh kund, ku je

Të pyes, a e kupton

Se mua, më mungon

Nëse shkon,,të lutem mere

Ditën, dhe natën me vete

Por të, kesh kujdes

Se në errësirë, dikush të pret

Mua s’më duhet as dita

Por me tepër, as nata

Demonët, e mi natën zgjohen

Të kesh kujdes,kur tërbohen

Thuan se nata, s’ka dëshmitar

 Natën rënohen disa lapidar

Ndëgjohen, psherëtimat e vejaneve

Të shumë  numërta, të kësaj ane

Shumë, sy shikojnë fshehur

Shtiren, si të dehur

Nëse shmangesh, nga mashtrimi

Do ju plasin sytë, nga hidhërimi

Nexhat Bexheti

About Post Author