Dita Ndërkombëtare e Kërcimit-Aziz I. Ahmeti


DITA NDËRKOMBËTARE E KËRCIMIT

TË KËRCEJMË

Kërcejmë, lulja ime,

Kërcejmë, moj Bardhë,

Sot është dita jote,

Sot është dita jonë.

Është dita e kërcimit,

Eja të vallëzojmë,

Kapur dorë për dore,

Vallja të mos ndalojë!

Kërcejmë, luajmë, vallëzojmë,

Është shëndet, terapi,

Për gjithë njerëzimin.

Edhe për mua e për ty.

Të kërcejmë bashkë,

Nga Vlora në Kosovë,

Sot është ditë e bukur,

Kjo është dita jonë.

Luftërat të ndalojnë

Në këtë planet

Lojëra, valle, kërcime

Më shumë le të ketë!