Ditë dhe dritë
ti e gris mërzinë
ashtu, sikur dielli gris natën e zezë.
copra dritë ke përqark,
si qielli i qershorit
je këto ditë vjeshte!
mbrëmja që vjen ngadalë
më mban peng
tĕ kësaj dritë…
brenda vetes !