Ditë e bukur-Fatbardha Budini


Atje lart mbi mal dëbora sa shumë ka depërtuar.

Ngjyra e saj e bardhë në çdo vend atë e ka mbuluar.

Dieli lindi dhe rrezet e tij të arta kudo i lëshoi.

Me dritën e tij vezulluese mbi Tokë depërtoi.

Retë e errëta shumë shpejt u

larguan.

Ngjyra e kaltër gjithë qiellin e ka mbuluar.

Kudo ndihet melodia zogjve që këndojnë nëpër qiell e mbi degët e pemëve.

Lulet kanë çelur sikur të jetë një ditë e bukur pranvere.

Një fllad i ftohtë dimri, mbi fytyrë vjen dhe më përkëdhel.

Më kujton në mendje se ende s’ka ardhur e mrekullueshmja pranverë.

AUTORE: FATBARDHA BUDINI.