Ditë e bukur kjo ditë sot:Aferdita Hadaj


…………

Ditë e bukur kjo ditë sot,

për poetët,penë artë.

Që me muzën e tyre,

japin jetë,në çdo vargë………

…………

Me ngjyrat e ylberit,

pena e tyre ngjyer.

Gjith,talentin shkrirë,

dhe çdo vargë

i tyre, shkëlqen,

si rrezet e diellit…

…………

Me rrezet e tijë shkrijne dimrit,

akull dhe dëborë. Pastaj

si nuset me kurorë qëndisur,

pranverën pikturojnë…….

…………

Dora dhe pena e tyre,

nuk njeh lodhje kurr.

Zbukuruar shpirtin,

çdo ditë më të bukurën muzë…

…………

Poetët,gjallë e mbajnë,

kulturë, dhe traditë.

Me vargjet e tyre,

ju shtojnë bukuritë….

…………

Poetët me emër,

me talentë të rrallë,

me vargjet magjike,

dhe të vdekurit,

i mbajnë, si të gjallë…..

…………

Ju poetë, të nderuar,

që vargjet perla,

çdo ditë shkruani.

Gëzofshi,ditën

e poezisë……!!!

Mos shteroftë kurrë,

pena juaj………!!!

në shekuj le të rrojë…….

About Post Author