Cerazela Kondi

Ditë Gushti!
Sa bukur errësohet.
Është verë!
Çastet,kanë tjetër kuptim.
Zemrat e njerëzve,rrahin me tjetër ritëm.
Me nxitim.
Nata,vjen me qëllim të mirë.
Të na udhëtojë,në ëndrra të reja.
Të na magjepsë me aromat e saj
Borzilok dhe jargavan.
Një erë e lehtë,më çon lart.
Sa bukur është!
Sa të vogla duken problemet e njerëzve.
Larg zhurmës dhe ligësisë.
Në ngjyrën e artë të hënës
ndryshojnë të gjitha.
Jeta ka tjetër kuptim.
Dhe castet,janë të ëmbla
Midis diellit,hënës dhe gjithësisë!!
Cerazela Kondi,3 Gusht,2025,Athinë!!