Ditë pranvere-Shepresa Zurnaci


DİTE PRANVERE

Ne ate dite te bukur pranvere

Nje shqiponje me erdhi ne miqesi

Nje ngrohtesi shpirti me mori

Mu ngroh zemra akulli u shkri…

Fort e desha kete miqesi

Per te fort kisha nevoje

Por me iku s’di se si

Me mungon ndaj e kerkoje!

Ndoshta une isha fajtore

Miku keq me mua u ndi

Por gabimi eshte njerezor

Nuk gabon vetem perendi

Nese ike miku ime

Me te mirat per ty dua

Do te te ruaj ne kujtime

Ndersa ti me harro mua!

About Post Author