Ditë vere-Fatbardha Budini


Nën qiellin plotë kaltërsi dhe gjer në pafundësi.

Rrezet e arta të Dielli japin Tokës nxehtësi.

Bota duket e gjallë me dritë tepër shpërthyese.

Në puthjen e verës dita kthehet në natë me yje.

Fushat e gjelbërta lulëzojnë tepër të ndritëshme.

Ngjyrat shpërthyese të luleve të japin aromë të këndëshme.

Bletët gumëzhijnë,zogjtë kudo fluturojnë.

Në stinën e verës ato shpirtin ta qetësojnë.

E qeshura e fëmijëve e lirë në çdo rrugë jehon.

Natyrën e mrekullueshme tepër po e zbukuron.

Detet shkëlqejnë,livadhet anembanë gjelbërojnë.

Flladet e verës mbi gjithçka mbi Tokë depërtojnë.

Çdo moment tek fytyrat e njerëzve shfaqet gëzimi.

Në shkëlqimin e verës të kënaqet shpirti.