Ditë Vere-Fatbardha Budini


Dielli lindi dhe rrezet e tij të arta Iëshoi në këtë ditë vere,
erërat e lehta të vjeshtës nuk janë larguar ende.

Vesa e butë zbriti mbi petalet e luleve shumëngjyreshe,
kjo dite e bukur vere,sot po më duket pak me ndryshe.

Sa kënaqesi është,kur sheh trëndafilat, të duken sikur të buzëqeshin,
mrekullitë e kësaj natyre tokën tonë, po
e veshin.

Një kombinim ngjyrash është shoh në këtë qiell sot,
me penelin e arte, duket se piktori e ka krijuar këtë kohe.

Freskia e erës të mbush mushkritë me ajrin plotë freski,
shpirti të kënaqet në këtë natyrë plotë madhështi.

Aroma e luleve është parfumi më i mirë, për trupin tim,
kjo ditë e mrekullueshme vere,po duket plotë ndriçim.

Dalngadalë, Dielli u zhduk pas maleve atje në perëndim,
qiellin e mbushi me ngjyra te ndryshme dhe gjithë shkëlqim.