Ditëlindja e Deonit!Sheqere Sina


Ditëlindja e Deonit!

Qesh mbi sytë e mi një lot,

Jam hyjneshë Panteoni,

Dhe ta dini kam një Zot,

Loti im sot është Deoni!

Vajza ime qesh më tutje,

E bekuar qofsh moj ditë!,

Qesh Deoni, me sy drite,

Sytë, i kam dhënë të mijtë.

Ej! Deoni ka ditëlindjen!

Vetëm qesh! S’ka qarë kurrë!

Më mbush dritë, mua gjyshen,

Vetëm qesh! Nuk qan një burrë!

E bekoj me frymë poetësh,

Ia bëj lumë lumturinë!

Qofsh i ëmbël, mjaltë-Sheqeresh!

Qofsh i bukur për njerinë!