DITËLINDJA E POETIT TË SHQUAR SKËNDER RUSI

Të njoha në moshën e rinisë o Skënder Rusi,
Kur ishe djalë i ri, student gjimnazi,
Dy herë në ditë bëje të njëjtën rrugë,
Me poezinë u rrite, atë e deshe shumë.
Ti me poezinë dhe poezia me ty,
Ishit shokë të ngushtë,s’ndaheshit të dy,
E deshe poezinë, ashtu siç do nëna fëmijën,
Me të punove shumë, bëre më të mirën.
E shkruajte atë plot dëshirë dhe talent,
Ajo të bëri të veçantë, të shquar poet,
Me poezinë e shkruar ti bëre epokë,
Me gjurmët që le, i gjallë je mbi këtë tokë.
Do isha i lumtur sot të t’kisha pranë,
Të të uroja ditëlindjen,ashtu ballë për ballë,
I sigurt jam se ti na sheh nga lart,
Familja,miqtë e shokët të kujtojnë me mall,
Ti nuk ke vdekur, mes nesh je ende gjallë,
Jeton vepra jote, ajo është në piedestal.