Ditëlindja ime!-Blerta Basha


Është bukur të lindësh në prill

Në muajin e luleve plot ngjyra,

në stinën plot pasion e trill

Zemra ngrohet e shpirti bëhet diell.

Në se do kisha mundësine të zgjidhja lindjen

e them me bindje.

Do zgjidhja muajin prill

stinë rizgjimi e rilindje.

Në prill rizgjohet natyra,

ngjyrat pranverore më të bukura merr jeta.

Ndaj prindërit e mi zgjodhën për mua

emrin kuptim plotë Blerta.

Vitet për mua s,kanë rëndësi

Janë numra udhësh që kam shkelur.

Krahë qielli më janë bërë njerzit e mi

Që më kanë dashur e përkëdhelur.