Divorcuar me Heshtjen


Teuta Shaqiraj 

Heshtjen se njoh, kurrë se kam ndjerë
se kindet e shpirtit me gaz janë veshur
Kur një varg me ledhe vrapon t’më kapë
heshtja kujen vë, shtigjeve e nëmur.

Jam Heshtja pa zë, gjallesë pa jetë
pikturuar pa ngjyra si një mumje e zhveshur.
Kjo botë e të gjallëve pranguar në heshtje
sa kohë do kalojë me supet kërrusur…

Heshtja e trishtuar, heshtjes i flet
pa fjalë, e lodhur në mbretërinë e vet….

Teuta Shaqiraj 

About Post Author