Djali dhe babai-Vilson Mersinllari


DJALI DHE BABAI

Bazuar sipas një tregimi shumë të lashtë

Dikur në një fshat të largët,sipër një mali

jetonin fshatarët,me një zakon të vjetër

kur njeri nga prindrrit,arrinte moshën e plakjes

nga maja e një shkëmbi,do e hidhnin pa tjetër.

Një ditë një djalë,në kurriz merr babanë

dhe ngjitet malit lart,shumë përpjetë

arrin në një shkëmb,me majë te lartër

ku maja e tij,sa s’përpinte dhe retë.

Qëndroi djali,pranë këtij shkëmbi

dhe poshtë në greminë ai po shikonte

dhe me bisht të syrit,shikonte babanë

nuk i bënte zemra,nuk dinte si të vepronte.

Dhe në një çast dëgjoi zërin e babait

po deshe o bir,ngjitu pak më la

se në këtë vënd,që ne kemi qëndruar

unë kam hedhur këtu,të shkretin baba.

Po sa dëgjoi djali,fjalët e babait

tha;kështu do ma bëjnë dhe fëmijët e mi

e mori djali babanë prapë në kurriz

dhe mori rrugën,drejt për në shtëpi.

VILSON MERSINLLARI.