Djali i dashuruar-Fatbardha Budini


Djali i dashuruar.

Djali ende e kërkonte,atë vajzë në mes turmave ose në rrugët boshe,

dhe në retë me ngjyrë gri tepër

fluturuese.

Çdo natë shëtiste ose dilte në

dritare,

e kërkonte dhe kur shikonte makinat kalimtare,

Endej djali i dashuruar në rrugët pa

mbarim,

dhe sytë i drejtonte drejtë qiellit gjithë shkëlqim.

ndalonte hapat dhe pyeste veten se ku mund të ishte ajo vallë?

prej vitesh nuk e kishte thënë zërin e saj me zë të lartë.

Dikur ai e quante dashurinë e vetme

të tij,

prej kohësh i ndryshoi mendja

gjithësesi.

Djali kishte vite,që ishte mësuar me mungesën e saj të jetonte,

kohën me femra të tjera ai shpesh e

kalonte.

Vallë a kishte parë ai një trëndafil të lulëzonte

dhe petalet e saj dalëngadalë ti

shpaloste?

A i kishte parë ai gjethet e saj të lagura,nga vesa e mëngjesit,?

dhe të ndjente parfumin e saj si freskia e Detit?

Vallë a kishte patur,ai ndonjëherë mall,për atë vajzë,

në netët, që vazhdojnë e vazhdojnë me radhë?

Imazhi i asaj vajze i dilte,në ëndërr,çdo natë,

por ajo kishte mbetur si një kujtim i mbajtur shumë gjatë.

Djali betohej se atë vajzë e kishte

harruar,

por në mëngjes e donte pranë vetes dhe sëbashku ,për tu zgjuar.

Djali me shpirt ende, me atë vajzë është i dashuruar,

në çdo varg poezie,në çdo tekst kënge ka për ta kujtuar.

Albania

Autore: Fatbardha Budini.