Djali i furrtarit-Ruzhdi Keraj


DJALI I FURRTARIT

( Skicë)

Kur e pamë të veshun me kostum e me kravat bushiqin e furrtarit s’mujtem më e mbajt te qeshunen.Po rrin te dera e furres dhe përtype thalpij arrash dhe here pas here pështyn ,duket nuk I ka qëru mirë .

-Po ky viç i pim -qeshi Veruku -pse po na mbahet me të madh?

Une ju afrova dhe I lypa do thelpij arrash.

Mi dha.

-Kenke ba dhandërr sot -i fola.

-E ku e more vesht ti?-me pyeti dhe nxori qesen e duhanit dhe filloj me dredhë cigaren.

-Hej -bërtita -a po e shifni ,tash ka qese me duhan dhe dredhë cingare.

-A ja ke vjedh barkederrit ,ma mirë venja te vendi se do t’hije n’dajak -i foli Tushi.

-Asht qesja e jeme -foli dhe ndezi cigaren.E kapi kolla .I dolën sytë kapuç e hodhi cingaren .

Të tre qeshem me të madhe por e nderprem shpejt të qeshunen se dul furrtari me të shoqen dhe dy burra e dy gra te veshun e të lustrum ,furrtari I foli djalit,shegertit të nxirrte bukën kollomoqit prej furret dhe mos ta mbante në banak ,por ta fute nën banak dhe I dha nji liste me emna kuj duhet me ja shit.

-Po kta ku po shkojnë?-pyeti Veruku

-Po shkojnë me pa nusen e kti tarrallaku -foli shegerti dhe ja shkrepi gazit -a e mendoni kte budallë dhandërr.

U turrëm të tre mrapa furrtarit dhe djalit të furrtarit .E ama jep e merr me të ,i rregullon flokt ,kravatën ,

-Merre ktë paketën me cingare e jepi nga nji cingare mos e nxirr qesen dhe mos fol shumë.

I din djali të tana, ja ka msu nana si me u sjelle-kërceu e shoqja

-Edhe sy ult -foli njëea prej grave ,duket asht shkusja,-mos rri tuj e kqyrë vajzën se asht marrë.

U futën te kafja e madhe.U ngjeshëm të tre mbas xhamit

-E t’merrshme -bërtiti Tushi

-A e njef?-e pyeta

-Pse ti nuk e njef ?-futu e shife mrend -më tha Veruku

-Jo se bi n’sy se i kena ndjek-fola une.-A ju kujtohet vajza që u takonte me atë sportistin te shtylla afër furrët-foli Tushi

-Ajo vajza e bukur me bishtalec -thirra unë dhe nuk mu duru dhe u futa mrend në kafen e madhe.

-He cka lyp ktu kambzbatht-më bërtiti kamarjeri.Djali I furrtarit më pa dhe I tha diçka të ames.

Ajo ktheu kryt ka une dhe menjihere I foli te shoqit furrtarit qe me pa me inat.Po ,ajo asht vajza e bukur që u takonte te shtylla afër furret sa fillonte me u errë me sportistin

-Hë ?-m’pyeti Tushi

-Ajo asht-fola.

-Po sportisti?-pyeti Veruku.

Po sportisti pytem vedin kur pame torollakun e furrtarit qe dul krahe per krahe me te bukuren e dheut te shoqnum prej prindeve te tyne e prej shkuses me burrin e vet

Po sportisti?Vajza ece kryult dhe sytë e saje shofin vetëm tokën.Sportistin nuk e pamë ma!