Djali i llastuar-Fatbardha Budini


Djali i llastuar.

Pjesa e parë.

Në një lagje të varfër të një qyteti jetonte një grua mesatare sëbashku me djalin e saj.Bashkëshorti kishte vite që kishte vdekur.Djalin e kishte rritur me shumë sakrifica të mëdha.Gruaja kishte shumë vite, që shiste perime në rrugë. Djali i saj tashmë ishte rritur shumë.Vishej bukur dhe kishte blerë makinë luksoze.Nëna e dergjej nëpër rrugë duke shitur perime në të ftohtin e Dimrit dhe në të nxehtin e Verës. Por djali nuk donte t’ia dinte se nëna lodhej shumë dhe hante pak. Vinte çdo ditë dhe ia merre lekët, që kishte fituar gjatë ditës. Një ditë tek Po shëtisnin një çifti i bie portofoli me shumë lekë,para këmbëve,të gruas,që shiste perime.Gruaja e merr portofolin me lekë dhe nxiton dhe ia jep portofolin në dorë çiftit.Të dy burrë dhe grua u panë sy më sy të çuditur me veprimin e saj. Ata i ofruan lekë,por ajo nuk pranoj edhe pse ishte shumë e uritur.

Gruajai kthehet në vendin ku shiste perimet, Pas pak vjen djali i saj i veshur bukur dhe me një zinxhir floriri të trashë të varur në qaf. Ai ia merr të gjithë lekët e fituara duke i bërtitur,që duhej ti jepte më shumë lekë. Mbasi ia merr të gjitha lekët nënës së tij,ai futet në veturën luksoze dhe lajmëron shokët e tij në cel,për të shkuar në party. Nëna e tij filloi të hante bukë thatë dhe me lot në sy. Gjithë këto veprime të djalit të llastuar,çifti i pa. Shkojnë hapin derën e veturës dhe e tërheqin me forcë djalin dhe e nxjerrin nga vetura. Ata e kritikojnë,për mënyrën sesi ai sillet me nënën e tij.E kapin nga krahu dhe i thonë shiko sesa lodhej nëna,për të shitur perimet.Disa ia hidhnin perimet andej- këndej.Çifti i thotë se e shihte ai se si silleshin klientët me nënën e tij Ai u prek kur dikush sillej keq me perimet që nëna i shiste.Çifti e këshillon,që të shkoj tek nëna e tij,t’ia jepte lekët,që i kishte marr dhe ta ndihmonte,për të shitur perime. Djali me lot në sy vrapon drejtë nënës së tij.( Vazhdim me pjesën e dytë).