Djali i pasur-Fatbardha Budini


Një djalë i pasur shumë është i llastuar,

pasuria e maramendëse sytë ia ka verbuar.

Shëtiste kudo me vetura luksoze,

të gjitha vendet e kësaj Toke.

Larg nëpër botë,ai kishte emigruar,

pasurinë e tij në vende përrallore,

për ta shpenzuar.

Prindërit i kishte lënë në shtëpi të vetmuar,

zërat e tyre ka kohë,që si ka

dëgjuar.

Nëna e përmalluar e merrte shpesh në telefon,

ai përtonte të fliste i thoshte jam në punë dhe po më pengon.

Erdhi dita vendosi të kthehet në Atdhe,në shtëpi,

aty ku e prisnin prindërit e tij.

Nëna e merr përsëri djalin në telefon,

për ditëlindjen e saj,pranë vetes e kërkon.

Djali si çdoherë veten e justifikon,

nuk mundet dot të vij se po punon.

U fut në një dyqan lulesh,një djalë të vogël po shihte,

lule për nënën e tij donte të blinte.

Por djali i vogël është i varfër lekët,për lule dot nuk i plotësoi,

Djalit i pasur i erdhi keq,bleu lulet dhe djalit të vogël ia dhuroi.

E ftoi djalin e vogël të hipte në veturë,

e shoqëroi atë deri diku,

pas pak djali i vogël doli, nga vetura,

me tufën e luleve u drejtua për në varreza.

Djalit të pasur iu mbushën sytë me lot,

sa shumë ky djalë i vogël nënë e tij edhe pse e vdekur po e kujton.

U kthy me veturë bleu një tufë lule nënës t’ia dhuronte,

ditëlindjen e saj me dashuri t’,ia uronte.

Djali i vogël një mësim të mirë i dha,

që ti donte prindërit e tij sa janë gjallë.

Prindërit nuk do rrojnë përgjithmonë,

duajini sot sa nuk është vonë.

Lum ata/ato,që prindërit i duan i respektojnë,

bekimin e tyre do ta kenë gjithë jetën kudo,që të shkojnë.

Fier/12/9/2023

Albania

Autore: Fatbardha Budini.