Djali i pasur-Fatbardha Budini


Djali i pasur.

Një djalë i pasur,kur martua shumë ndryshoi,

respektin ndaj nënës së tij shpejtë e harroi.

I harroj shpejtë vuajtjet dhe mundimin e saj,

sjellja e tij e pahijshme nuk kishte

skaj.

Pleqëria dhe sëmundja nënën e tij shumê e kishin munduar,

por zemra e djalit tepër ishte

ngurtësuar.

Çdo ditë tryezën e shtronin me mish e plotë gjêra të mira,

por nënën e tij e linte të vdiste,nga

uria.

Merrte një pjatë dhe i hidhte pak

ushqim,

lugên ia hidhte mbi duar gjithë

neveri.

Nusja e tij buzëqeshte para syve të nënës gjithë gêzim,

me sa duket shumë i pëlqeu ky

veprim.

Nëna nuk po u besonte mê syve të

saj,

pyeste veten,pse ky djalë nuk ishte më si më parê?

Por biri i këti çifti tashmê është rritur dhe gjërat i kuptonte

dhe prindërve të tij më nuk do i

toleronte

Nêse ju me gjyshen time kështu do tê

veproni,

kështu dhe ju kur të plakeni këtë gjê nga unë do ta pêsoni.

Me fjalët e të birit,,çiftin shumë u

hidhëruan,

mendjes i thirrën dhe sjellje me nënën e tyre ndryshuan.

E morën tavën me plotë ushqime pranë saj e afruan,

për sjelljet e tyre të këqia shumë u

penduan.

Duart ia mori djali ia puthi me shumë dashuri,

me lotë nê sy i kërkoi falje si një

fëmijë.

Të gjithë sëbashku u mblodhën dhe nënën me dashuri e përqafuan,

Nga Zoti i madh me dashuri lumturi u bekuan.