Djathi Roquefort ~ Love story-Nga Anila Rezhda


Djathi Roquefort ~ Love story❤️

Djathi Roquefort është djath shumë i shijshëm, jo i preferuar nga të gjithë.

Myku organik që krijohet me artizanat i jep shije të këndshme, tymosëse.

Si u krijua ky djath?!

Lexojeni…

…na ishin njëherë dy komshij, njëri me dy çuna, tjetri me tre vajza.

Tokat e tyre kufizoheshin.

Nuk shkonin mirë fare, ishin në armiqësi të madhe.

Ky që kishte djemtë ishte shumë i pasur, i ecte puna shumë, llogjike me krahë pune mashkullore.

Zonja që kishte vajzat vuante (I kishte vdekur edhe burri).

Zonja u detyrua një ditë të nxjerrë vajzën e madhe në arra të punonte.

Vajza ishte e bukur si Hëna…

Punonte, qante, lodhej, donte të studjonte por me ç’farë lekësh?

Djali i madh i komshijut e ndjente shumë këtë vajzë, i dhimbsej.

Shikoheshin ëmbëlsisht dhe ajo e mjalta (dashuri) nuk vonoi të vijë…

Pas pune takoheshin dhe bota ishte dritë si vetë ajo ndjenjë.

Djali filloi t’i jepte vajzës diçka për të ngrënë fshehurazi nga babai i tij.

Ajo lumturohej dhe ngopej, ku racion në shtëpi të saj për të?

Ai ia linte gjithmonë bukën me djath të fshehur tek zemra e një guri të madh si shpellë e voçkël.

Guri ishte nën hijen e një peme dhe pranë një përroi ndaj e ruante bukën e vajzës të freskët.

Keshtu kaloi Vera e tyre e nxehtë, mall, dashuri, jetë, premtime, puthje…

Erdhi Vjeshta.

Djali iku student në universitet në një provincë tjetër dhe aty u njoh me një vajzë tjetër.

Entuziazmi ngatërrohet shpesh me dashurinë!

Rendim dhe çmëndemi për të dyja njëlloj por,

dashuria ka tjetër shije, nuk të ikën kurrë nga shpirti ndonëse do vite që ta dallosh nga verbimi i thjeshtë virtual!

I lodhur nga aventurat që nuk i dhuruan dot dashurinë, i penduar thellë që nuk e mbajti premtimin që i dha vajzës, djali u kthye me vrap në fshat ta gjente tashmë i sigurt se ajo ishte dashuria e tij e vetme, e dashura e tij e bukur!

Priste ç’do ditë por nuk e shihte.

Nuk kishte dhe kë të pyeste…

Ai shkoi tek shpella dhe la sërish Bukë me Djath si dikur.

Vendosi ta priste derisa ta shikonte.

Kaluan tre muaj.

Më kot…

Djali parandjeu diçka te vërtetë… Ajo kishte vdekur!!!😪😪

I mbytur në qarje therëse i pohoi Babait ndjenjën për Të.

Ai e përqafoi fort dhe kërkoi t’ja tregonte me imtësi historinë që djali ta rikujtonte dhe të çlirohej nga dhimbja.

Shkuan bashkë aty ku e puthi, ku i premtoi martesë, aty ku bënë dashuri, aty ku i vinte Henën karficë te flokët, aty ku i linte Bukën me Djath… dhe ç’të shikonin?!

Djathi ishte bërë Blu!!!

I ati si fshatar i mënçur, i regjur, e morri e provoi dhe i tha:” Ja fryti i dashurisë tuaj bir. I ndriftë shpirti aty ku është! Ky është një lloj i ri djathi, plot shije. Do ta shesim dhe nga fitimet do ndihmojmë nënën dhe dy motrat e të ndjerës.

Dy mirësi buruan nga dashuria juaj Bir, edhe do bëhemi të pasur edhe do i japim fund hasmërisë me fqinjën e mjerë që nuk do jenë më kurrë e mjerë”.

Kështu ndodhi, Djathi Roquefort u shit me rrëmbim në mbarë botën.

Familja e vajzës jetoi mrekullisht mirë.

Djali nuk e harroi kurrë atë vajzë yll dhe përkulej në varrin e saj të ndërtuar mes arrës që pozicionisht “shihte” perëndimet e diellit, nga andej ku Ajo përshëndeste ç’do natë shpresën se djali që dashuroi do kthehej një ditë!😪😪

Jam e dashuruar me këtë histori të vërtetë Dashurie!

Ku e dëgjova?

Në ekspozitën ndërkombëtare të produkteve blegtorale,Thessaloniki,Greece, standi Francez.

Një Francez aq i mirë, si shpirt, ma tregoi qetë, ëmbël dhe plot nuanca ndjesore. Une haja djath Roquefort qyl, qaja dhe sëfundmi kërkova pak lëng frute se më ishte tharë fyti nga shëllira Blu😍

Me dashuri për Ju