Djemtë dje dhe sot-Suzana Rama


Tek historia dhe tek djemuria,

ma zgjoi sot dellin vetë poezia,

tek trimëria; tek aktualiteti,

atdhedashuria edhe rrëmeti..

.

Dikur lindnin djem ‘e qitej pushkë,

heeej sapo lindi edhe një luftëtar,

tashmë djali për mbiemër iu duhet,

se ndryshe uratën ferra ju ka marrë.

Dikur djemtë pa dirsur mustaqen,

shkonin në luftë me pushkën me gjalm,

sot këta djem s’bëjnë dot detyrimin,

të bëjnë ushtrinë se lënë dot mamanë.

Dikur besa e burrit, besa ndaj flamurit,

besa për vatanin ishte shumë e shënjtë,

sot edhe flamurin nuk e mbajnë dot,

i gjen nëpër kafenetë e mbushura plot.

Dikur për vatanin harronin shtëpinë,

me hymnin në gojë pa parë besë e fe,

sot nuk i mban vëndi, ju pëlqen të ikin,

që të jenë të sigurtë ndryshojnë dhe atdhe.

Dikur s’rrinte shtëpia vetëm me një djalë,

gjëmonin sheshet, malet nga djemuria,

rriteshin shqiponja, trima me fletë,

syrin me çika sa shpërthenin rrufetë.

Tani janë të shumta nënat me një djalë,

lodhen të shkretat s’munden, s’kanë takat,

i kanë merak gjithmonë, i duan pranë,

i rrisin tekanjozë, si zhabat në baltë.

Zot ç’bëhet kështu, po ky është kiameti,

po na humbet rraca dhe vetë identiteti,

Shqipëria ç’ishte ,ç’është e ç’do të jetë,

e humbet kuptimin, e ky është rrëmet….