Do bashkohet shqiptaria!Leonard Pipa


DO BASHKOHET SHQIPTARIA!

Mos u trembni kur gjëmon,

Ndizet zjarri në Dodonë!

Ndizet flaka e shqiptarve,

Plasin shpirtrat e të parëve!

Dridhet, tundet gjithë Epiri,

Si foshnja e ndarë nga gjiri,

Rrënkon toka në More,

Për shqiptarë vjen ditë e re!

Mbledhur ujqit në një breg,

Thonë shqiptarët janë grek!

Gjithë ç’janë t’a marrin vesh,

Grekë e turq, goranë, torbesh,

Serb, bullgar e maqedonë,

Të gjithë janë në tokën tonë!

Të gjithë ujqit le t’a dinë,

Nuk pa paqë pa Ilirinë!

Se nuk ka etni me grekë,

Që nga Kreta në Epir,

Janë shqiptarë gjer në brekë,

Grekë u bënë me pahir!

Evropa me të Osmanit,

Sllavët ushtarë të Rusisë,

Shpikën kombet e Ballkanit,

Në kurriz të shqiptarisë!

Se kur rra si shkëmb Bizanti,

Shteti i të parëve tanë,

Gjithë çakejtë që bota pati,

U bashkuan në Ballkan!

Se shqiptarët kurrë se ndalën,

Luftën kundër gjysëm hënës,

Fenë e tyre nuk e falën,

Fenë e babës e të nënës!

Zoti i tyre në Dodonë,

Që gjithkohës i shikon,

Shkrepëtin sot e gjëmon,

Mos kujtoni se harron!…

Erdhi ora e shqiptarëve,

Amaneti i të parëve,

Për lavdinë e këtij Zoti,

U derdh djersa, gjaku, loti!

Gjithë mundi i shqiptarëve,

Jetët e humbura të të parëve,

Poshtërsitë e turlibangos,

Do kalojnë në fill të spangos!

Mos kujtoni se shqiptari,

Ky i sotmi, shpresëvrari,

Nuk është si ai i pari,

Që merrte nishan tek balli!

Mos kujtoni se shqiptarët,

Zemërthyerit, të shpërndarët,

Kur të vijë dit e bashkimit,

Nuk do jenë si të fillimit!

Mos kujtoni ju “të zgjuar”,

Se shqiptari ka mbaruar!

Se kur vjen ora e tij,

Prapë nga dheu do të mbijë!

Mos kujto se Iliria,

Tokë e Pirros,Skënderbeut,

Nuk është në zemrën e tija,

Zjarri i ndezur i atdheut!

Po vjen ora, po vjen ora,

Po vjen ora e shqiptarëve!

Se shumica e Ballkanit,

Gjaku ynë janë, i të parëve!

Mos u trembni kur gjëmon,

Ndizet zjarri në Dodonë,

Ndizet zjarri me shkëndija,

Do bashkohet Shqiptaria!