Do hap zemrën e do të pi


Elisabetta Gockaj

Do hap zemren e do te pi

Bashke me ditet more rrugen
Hena netet ti ndricoj
Malet shpinen gjithe e krusen
Yjet pate si mburoj.

Shpirtin tim me ty e nisa
Rruges te mos ndjesh vetmi
Shpines tende mallin grisa
Dhe e futa thell ne gji.

Neteve te vona s’do t’ankohem
As te hena as ne yje
Syte do mbyll do pergjerohem
Endra te me sjell te ty.

Neper ditet me acar
Zjarrin do te ndez ne gji
Etja shpirtin kur t’ma mare
Do hap zemren e do te pi.

| Elisabeta Gockaj 

About Post Author