Godo Mehmetaj

Do këndoj për Labërinë,
për Nënën që më dha gjinë,
për brezat që lanë gjurmët,
Do shkruaj si biri saj,
për ato vënde me vlerë,
sa të kem frymën gjallë,
derisa Zoti të më lerë.
I pa ngopur do të shkruaj,
vargje përzier me lot,
nga malli më marrin faqen
dhe më bien përmbi bllok.
Laberi kala mbi gurë,
vargjet më burojnë gurrë,
ne driten e vetetimes,
për ty pena s ‘ ndalet kurrë.