Do këndojmë-Gezim Bega


Do këndojmë

Hajt t’ia themi ne, sot o kurrë,

u rrit djali Malos,na u bë burrë,

e rriti mamaja me shumë lajka,

me qumësht dele një gisht ajka.

Do e gdhijmë ne, të bëhet nami,

me raki të fortë t’jet ballë kazani,

gjithë natën,pa asnjë sy gjumë,

sonte kemi dasëm rakia si lumë.

Më kishe shtëpinë ti pas, bregut,

dil dhe dëgjo krismën e dyfekut,

po të vjen djali,vet e ke zgjedhur,

baluket mënjanë,sa bukur krehur,

Më shkon serbes,ti me ato huqe,

me hapin tënd si mushkë e kuqe,

Çke mike,që po qan,sytë i përlote.

djali ngeli hutuar,nga bukuria e jote.